Neshat H. Bilali
KOMUNISTËT PIRATË TË HISTORISË DJE, ALEATËT E TYRE PIRATË TË HISTORISË SOT!
Kush lavdëron tradhërinë, nuk meriton lirinë!
Këto kohët e fundit më ra në dorë, i paraqitur edhe përmes internetit, libri me titull “Çeta e Gostivarit”, shkruar nga Halit Elshani, botuar në Prishtinë, 2009 (Arbëria Design).
Në një pjesë të mirë të librit bëhet fjalë për historikun e Pollogut gjatë Luftës së Dytë Botërore. Meqenëse një pjesë e jetës sime gjatë dhe pas luftës është kaluar përmes përplot therorive në atë vis, libri ma tërhoqi vëmendjen dhe më erdhi mirë që ai vend i kombit nuk është harruar. Por kur pashë uniformën e zezë të protogonistit të hiperbolizuar, madje shumë herë, në një anë, atë të thinjtën të armatës gjakatare jugosllave të autorit, në anë tjetër, dhe fotografitë e Xhemë Simnicës krah për krah me oficerët e pushtuesit nazistë gjemanë, si lavdërim, disi m’u rrënqeth trupi dhe ngela me gisht në gojë! Megjithatë, vazhdova së lexuari dhe pashë më tej përkrahjen për diktaturën komuniste, që shprehej veçanërisht përmes fotografivet të Enver Hoxhës dhe shkuarjes së Xhelë Xhelilit në Shqipëri gjatë diktaturës, gjë që dihet se kush mundte të shkonte atje atëherë, u habita më tej, sidomos në kohën kur populli shqiptar, madje edhe ish përkrahësit e tij, e kanë braktisur atë me përbuzje. Por, ajo që më habiti edhe më shumë është përpjekja për të denigruar atdhetarin e njohur, Muharrem Bajraktarin, si edhe atdhetarin e vërtetë të Pollogut shqiptar – Hamz Rexhepin e Bicajve të Lumës – dëshmor i kombit shqiptar – ndoshta pse ai nuk ka qenë as fashist, as nazist, as ballist, as serbist, disi e ndjeva veten edhe më keq, jo sepse denigrohej Hamz Rexhepi, por sepse denigrohej vlera autentike, atdhetaria e kulluar shqiptare, të cilin jo vetëm e deshi populli i atij visi shqiptar, por edhe e përkrahu në kohët me të vështira.
Një libër me kësi përmbajtjtje është promovuar me bujë në Prishtinë, por jo në Gostivar!?
Disa të dhëna
Kur botova një shkrim në “Shqiptari i lirë” në ShBA. më 1964 për historikun dhe krerët kryesor të Qëndresës së Pollogut, reagim ndaj librit të federalit fashist Tahir Zajmit, me titull “Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike për mbrojtjen e Kosovës” (1964), ku data e vrasjes së Hamz Rexhepit, që kishte ndodhur në fillim të vitit 1946, i mveshej Xhemë Simnicës, që ishte likuiduar tradhëtisht nga miqtë e tij më pranverë të vitit 1945, kurse Hamzi nuk përmendej fare, ai, pasi ishte këshilluar me disa njerëz në Bruxelless, qe përgjigjur se: “Përsa i përket shkrimeve të mija mbi ngjarjet dhe luftimet qi janë zhillue në qarkun e Tetovës dhe rrethet e Gostivarit e Kërçovës njoftimet i kem marr prej vllazënvet Abdyl e Hysen Xhelili nga Gostivari (sic) (Më 7. Shtator, 1966). Pra, qysh atëherë Xhela ka pasë filluar të falsifikojë, jo duke u bërë “komandant” çetash të paqena si tani, por duke dhënë informacione falco për ngjarjet dhe Xhemë Simnicën, Mefail Zajazin, duke e injoruar Hamz Rexhepin dhe duke e falsifikuar datën e vrasjes së tij, për të vjedhur sa më shumë. Kurse Xhela më shkroi një letër prej një analfabeti, nënshkruar nga vëllau i tij Hyseni, duke më thënë se “… edhe pas vrasjes së Hamz Rexhepit Qëndresa e armatosur në Pollog ka vazhduar”, gjë që është fjala për diverzantët që vinin nga Shqipëria në Pollog me Bajram Dobërdollin (Vrasja e Adil Xhipit)! Të njëjtën gjë Xhela e ka pasë vazhduar edhe në intervistën që i ka pasë dhënë “Gazetës Shqiptare”, 24 qershor.1997, pas rënies së sllavo-komunistëve, ku e potenconte veten si dikush që kishte bërë befasi, por më me dorëza dhe më me hile se sa tani, duke mos u paraqitur si komandant çetash si tani…
Mendësia e vjedhjes së historisë, e falsifikimit dhe e shtrembërimit, pikëpamje fashiste, komuniste dhe serbiste, si dhe e injorantëve, e cila i është impunuar shqiptarit me forcë brutale për një kohë të gjatë (kujto Skenderbeun nga serbët dhe Nënë Terezën nga maqedonasit), bëhet edhe në librin e ashtuquajtur “Çeta e Gostivarit” të Halit Elshani. Autori i librit, njësoj si Tahir Zajmi, ka rënë me siguri pre e konstruksioneve patalogjike të Xhelë Xhelilit, i cili mund të ketë menduar tani se 94 ose 96 vjetët e jetës së tij, nuk janë gjallë më njerëzit e asaj kohe dhe kështu nuk mund të kundërshtohet thënia e tij sido që të jetë. Kësisoj ka pasë menduar edhe Enver Hoxha, idoli i Xhelës. Por si Xhela, bashkëfshatari im i dikurshëm, ashtu edhe Enver Hoxha, janë gabuar, sepse historia mund të ndryshohet dhe të fshihet për një kohë, por jo përgjithmonë. Prandaj çdo përpjekje për ta bërë atë, është jetëshkurtër. Por ajo ka edhe një pasojë tjetër: faqen e zezë në karakter dhe vulën e turpit në ndërgjegje. Se kjo është ashtu e tregon përvoja shqiptare, në përgjithësi, dhe, në veçanti, fakti se shkruesi i këtyre faqeve është pjesëtar i atyre ngjarjeve, ndonëse jo me pushkë, kurse z. Nashat Bilali, luftëtar i Hamz Rexhepit, i Dostan Rexhepit dhe i Muharrem Bajraktarit, si dhe z. Qemal Bilali, po ashtu pjesëmarrës në shumë ngjarje, dëshmojnë me dorë në zemër dhe me të dhëna të ngurta të veçanta për shumëçka. Po ashtu, për të vërtetën kanë dëshmuar të ndjerët Adem dhe Ramdan Gjanaj me të dhëna (të cilët Xhela i ka pasë njohur shumë mirë në Liege, për çfarë nuk ka folur gjer kur kanë vdekur; Sabri Çejku në Prizren, të cilin gjithashtu e njeh Xhela dhe Emër Kolgjini, në Suedi…
Mënyra e falsifikimit
Xhelë Xhelili e bën falsifikimin me muhanati, duke marrë diçka nga bëmat e Xhemë Simnicës, me të cilin ka qenë parë ndonjëherë, diçka nga ato të Mefail Zajazit, me të cilin gjithashtu është parë njëherë dhe më shumë me ato të Hamz Rexhepit me të cilin ose është parë ndonjëherë ose ka ndodhur në atë mes fare rastësisht, mbase me qëllim…, duke u bërë “komandant” i njerëzve të Hamzit, sepse ndonjëherë, kur binte ngusht ose sipas rastit, si në Vrasë, gjendej në çetën e Hamzit. Po Xhela për ta bërë rrenën e tij më të besueshme, nuk qendron vetëm me vjedhjen e këtyre ngjarjeve, që kanë lidhje me Pollogun, por shtrihet edhe më larg, duke i zgjatur thonjtë për të grabitur diçka edhe nga atdhetari i njohur nga Luma, Muharrem Bajraktari, madje duke u munduar të barazohet me të, ndonëse kurrë nuk e kishte parë gjatë luftës. Falsifikimet e Xhelës janë veçanërisht të thekuara, duke menduar se janë harruar punët kur ai i ka mbushur 94 ose 96 vjet. Meqenëse veprimtaria e Hamz Rexhepit është zhvilluar më së shumëti në vendet e anës së tij, ai (bashkë me te edhe autori i librit) e fillon luftën e tij të pistë donkishotiane me Hamz Rexhepin, i cili ka qenë njëri nga aleatët më të ngushtë të Muharrem Bajraktarit. Së pari, fotografinë e Hamz Rexhepit, të njohur tashmë fare mirë nga shumë studjues, dhe shumë njerëz të thjeshtë, e ndanë nga fotoja e çetës së Hamzit, siç bënin shokët e tij komunistë me bashkëluftëtarët e tyre që bëheshin tradhëtarë, e ku nuk gjindet ai (por ku janë nga e majta në të djathtë ulur:
Bajrama Dobërdolli (vëllamë i Hamz Rexhepit dhe pjesëtar i çetës së tij), Dostan Rexhepi (vëlla i Hamz Rexhepit dhe bashkëluftëtar i M. Bajraktarit), Selim Qani Agë Gostivari, kryetar i Komitetit, burrë i dalluar dhe mik i Hamz Rexhepit, Hamz Rexhepi; në këmbë: Sabri Çejku, luftëtar nga Luma i Hamz Rexhepit dhe jeton në Prizren, një luftëtar gostivaras i Hamz Rexhepit, z. Neshat Bilali, djali i Hamz Rexhepit dhe luftëtar i tij, Adem Gjana, nip dhe luftëtar i Hamz Rexhepit, një luftëtar tjetër gostivaras dhe luftëtar i Hamz Rexhepit, dalë në vjeshtë më 1943 në Gostivar), e keqpërdor atë për ta shëmtuar dhe e boton, duke e quajtur Hamzin, dëshmorin e kombit shqiptar, “Luftëtar i çetës së Xhelë Kalishtit”, i çetës që kurrë nuk ka ekzistuar. Pastaj, një numër të veprimtarive të Hamz Rexhepit i interpreton sikur ai ka qenë jo vetëm pjesëtar, por edhe strumbullar i kryesor i ngjarjeve, por harron se ata njerëzit që i përmendë Xhela si pjesëtar të çetës së tij të trilluar, kanë qenë pjesëtarë kryesorë të çetës trime të Hamz e Dostan Rexhepit vite me radhë – pra, bashkëluftëtarë të dëshmorëve të kombit shqiptar (Shih dokumentin: Dekoruar, me medaljen martir i demokracisë, me motivacion:”Veprimtar i dalluar në luftë për liri, tërësi tokësore dhe demokraci, kundërshtar i ideologjisë komuniste deri në flijim, Tiranë, më 26. 9. 1994, Dekreti N0. 924). Se sajimet halucinacioniste të Xhelës jo vetëm nuk qëndrojnë, por nuk kanë asgjë të përafërt me të vërtetën historike të kohës, do të shihet edhe më qartë më poshtë:
Dalloja të përgjithshme
Andaj nga fundi i vitit 1944 dhe gjer në fillimin e vitit 1946, pas pushtimit të Pollogut pas luftës së Dytë Botërore, siç u tha, Xhela ngeli në mal për shkaqet që u dhanë. “Çeta” e tij, si i vetmuar që ishte, përbëhej nga ai vetë me pulat e gjelat e tij që ndoshta edhe ata nuk i ka pasur. Në një çast në këtë kohë, më kujtohet mirë, Xhela kur rrinte i vetmuar i fshehur te pojata e Nijaziut në vjeshtën e vitit 1944, përmbi shtëpi të Rrahman Ali Qehajës, e cila ishte në krye të fshatit, ku kishte mundësi për të ikur shpejt në mal nëse paraqitej nevoja. Megjithatë, ai gjendej ndonjëherë me çetën e Hamz Rexhepit, ndoshta me qëllime të caktuara!? Një herë të dy kanë pasë shkuar në Lumë – Lusën, ku qëndruan disa ditë. Koha saktësisht nuk më kujtohet, por duhet të ketë qenë fillimi i vjeshtës së vitit 1945.
Duke u nisur nga motoja në liber “Nuk guxojmë të thuhet diçka jo e vërtetë, për çfarë nuk guxon të heshtet (sic)”, thënë mbase për të fshehur të vërtetën, më poshtë po i shqyrtojmë disa pohime ku Xhela mëton se ka qenë jo veç veprimtar i rëndësishëm, por edhe prijës i atyre ndërmarrjeve, d.m.th. i çestës që nuk ishte e tija, guxon të thotë pothuajse, si autori me zmadhime, shtrembërime dhe falsifikime, shumë e shumë gjëra të pavërteta, kurse Hamz Rexhepi, që ishte jo veç krijuesi i çetës trime, por edhe prijësi i saj nëpër lufta të përgjakshme për shumë vite injorohet, lihet në hije, përvetësohet, shtrembërohet, denigrohet…
Ardhja e Hamz Rexhepit në Pollog
Pra, duke i treguar këto si gjysmë të vërteta për t’i hedhur hije Hamz Rexhepit, ai do të përdorë edhe gjysmë të vërteta të tjera për ta bërë rrenën e tij më tërheqëse. Ai thotë: “U bante roje shkijeve të Pozharanit dhe hante e pinte te ata”. E vërteta është krejt ndryshe.
Pas arratisjes kundër pushtuesit italian (prill 1941) dhe pas sjelljes nëpër Lumë për një kohë si pjesë e Qëndresës kundër pushtuesit italian, Hamz Rexhepi shkoi në Kalisht të Gostivarit te dhëndri i tij, Rrahman Ali Qehaja në prill dhe atja “Po këtë vit është sajuar dhe çeta e Hamz Rexhepit në Gativar” (Isa Halilaj, “Halilagajt e Lumës”, Tiranë, 2005). Në këtë kohë, në Pollog mbretëronte tollovi dhe qeni të zotin nuk e njihte. Disa njerëz e shihnin atë vend si çiflik për t’u pasuruar në çdo rrugë. Prandaj, sipas kërkesës së Rrahman Alisë, Hamzi u vu në mbrojtje të njerëzve, sidomos ndaj hajdutëve. Duke parë angazhimin dhe qëndrimin e tij te drejte, njerëzit filluan të kërkojnë mbrojtjen e tij. Ndër këta ishin edhe shkijet dhe shqiptarët e Pozharanit. Ai u pajtua me kërkesat e tyre dhe vendosi aty si roje Xhemë Tahirin e Osmanaj. Meqë Hamzi u tregua i aftë për t’iu kundërvënë keqbërësve, mbrojtjen e tij do ta kërkojë edhe Gallata, ku vendosi Hakik Hamzin me djalin e tij, Dautin. Po kështu u bë edhe me Zubofcën, ku vendosi Adem Gjanën dhe Mal Mirtën. Kjo do të vazhdojë edhe me fshatin e Jollovcës. Por mbrojtja që u jepte Hamz Rexhepi fshatrave sllave nga hajdutët dhe keqbërësit e tipit të Sherif Zhelinës dhe të atyre që vinin nga Luma, Dibra dhe Mirdita, nuk ishte vetëm për këtë pjesë të popullsisë. Ajo shtrihej edhe në shumë fshatra të tjera, prej Gostivari dhe gjer në Gradec ose Pirok. Mjafton, në rend të parë, të përmendet shpëtimi i djalit të gradecasit Qemalit të marrë peng nga disa hajdutë lumjanë, për lirimin e të cilit kërkonin shuma të mëdha parash, të cilin e liroi pa to dhe ky veprim i njerëzishëm përfundoi në lidhje miqësore të atij djali me vajzën Emërlie të Rrahman Ali Qehajës, gjë që bëri bujë. Po ashtu këtë gjendje e ilustron fakti kur Hamz Rexhepi me çetën e tij nuk lejoi me forcën e dyfekut që të plaçkitej Vrapçishti nga 200 hajdutë të prirë nga Selim Lazi, gjë që populli e duartrokiti me përzemërsi. E këtillë është edhe zënia e hajdutëve me plaçkë e bagëti të vjedhura. Por, më i zëshëm ka qenë kthimi i dhenëve të vjedhura të Rahman Qehajës nga Kalishti në verën e vjetit 1942…Janë të panumërta kërkesat që vinin natën dhe kërkonin ndihmën e Hamz Rexhepit. Populli filloi edhe të këndojë për trimin Hamz Rexhepin…
Hamz Rexhepi, pra, nuk hante bukën e shkijeve, por atë të djersës dhe mundit të madh të tij të fituar edhe me grykë të pushkës dhe me flakë të barotit dhe me një ndjenjë të thellë njerzishmërie në pajtim fund e krye me shpirtin e madh të shqiptarit tradicional, nën çetën e të cilit gjendej ndonjëherë djaloshi Xhela dhe jo vetëm e ndjente veten mirë, por mundi t,i shpëtojë terrotit të egër serbo-maqedon atëherë kur trimat si Xhemë Simnica me Mefail Zajazin dhe burra të tjerë nuk mundën. Këto, pra, ishin disa nga veprimet e Hamz Rexhepit. Për këtë populli i Pollogut bashkë me krerët e tij të mëdhenjë, e deshi, e nderoi dhe e ruajti. Prandaj nuk kishte nevojë që të pranohej nga djaloshi Xhela, po Hamz Rexhepi, në të vërtetë, e pranoi atë për hatër të Rrahman Qehajës, që e paraqiti në çetën e tij për të jetuar kaq shumë dhe për ta shtrembëruar historinë e Pollogut, të popullit shqiptar, duke u bërë njëherë enverist, një herë titist dhe një herë ballist…, por shumë pak Pollogas…
Prejardhja e Hamz Rexhepit
Po kjo nuk ishte ndonjë gjë që kishte rënë nga qielli për Hamz Rexhepin, po ishte pasojë e përvojës së familjes së tij dhe vetë atij. Ai ishte me origjinë nga një familje në zë të Bicajve të Lumës, të cilët kanë pasë marrëdhënie të vjetra me Tetovën. Mjafton të përmenden Polloshët e Tetovës (Isa Halilaj, “Halilagajt e Lumës”, Tiranë, 2005 ) me zanafillë nga Bicajt e fisit Halilaj dhe vëllaut të Bilal Agës, Zenelit dhe vetë Bilal Agës, të fisit të Bilalëve. Katërgjyshi i Hamz Rexhepit, Bilal Aga, ishte mbase paria më i madh i Lumës, që e kishte fituar titullin Agë me grykë të pushkës. Stërgjyshi i Hamzit, Ismail Aga, ishte njeri i dalluar dhe kishte luftuar me bicjanë të tjerë kundër Serbisë në Prokuple në korrik, 1877 (Qamil Xhe Hoxha, “Jeta dhe vepra ime”, Tiranë, 2008). Ai ishte dalluar po ashtu si përkrahës i zellshëm edhe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shtëpinë e të cilit kishte bujtur atdhetari i madh, Abdyl Frashëri, i cili pastaj ishte përcjellë deri në Prizren nga ai. Kjo ngjarje ka lënë shumë kujtime në fshat. Këtë traditë e kishte vazhduar edhe biri i tij Hamz Aga, që ishte një pari i dalluar, sipas M. Bajraktarit. Babai i Hamz Rexhepit, Rexhep Aga, i cili kishte shërbyer në dhomën e pritjes ku kishte bujtur Abdyl Frashëri, gjë për të cilën fliste shpesh, kishte shkuar gjer në Shkup pas pavarësisë së Shqipërisë më 1912 me bicjanë e me lumjanë të tjerë me numër të përbërë nga 100 trima për të mbrojtur flamurin kombëtar (Qamil Hoxha , “Jeta dhe vepra ime”, Tiranë, 2008), kishte qenë aktiv në luftën e Lumës kundër serbëve në nëntor më 1912… Vëllau i Hamzit, Dostani, më 1924 ishte në anë të A. Zogut me Muharrem Bajraktarin bashkë me vëllaun më të vogël Muharremin. Kurse më 7 prillin e zi, Dostan Rexhepi do të jetë ndër të parët që u rebelua kundër pushtuesit fashist në Lumë dhe do të aratiset kundër tij. Këtë do të bëjë edhe në prill 1941 kur me Muharrem Bajraktarin sajuan Qëndresën kundërfashiste, për çfarë do t’i digjej shtëpia, do t’i rrëmbehej pasuria dhe do t’i internohej një pjesë e familjes në Tiranë në prill 1942, kurse tjetra ishte aratisur me disa në male dhe disa në Kosovë. Si veprimtar militant, kështu do të veprojë edhe Hamz Rexhepi, i cili, me burra të tjerë lumjanë do të niset për në Kukës për të shkuar në front (“Qamil Hoxha, “Jeta dhe vepra ime”, Tiranë, 2008)….
Pollogasit, pra, dinin, që nga koha e pushtuesit turk për Bicajt dhe dy dyert e mëdha të tij. Për këtë do t’i afroheshin Hamzit, duke përfshirë edhe Xhemë Simnicën, i cili ka pasë qëndruar për një kohë në Bicaj te Tahir Sula si rrogtar pas ikjes nga vrasja e policit serb…
Pra, Hamz Rexhepi jo vetëm ishte prej një dere atdhetare të përmendur të Lumës, por edhe vetë e kishte treguar veten, jo duke u bërë spiun e agjent i të huajve, por me mund e djersë, madje me grykë të pushkës. Në këtë kohë ai ishte 43 vjetësh, pra burrë i pjekur dhe djalin më të madh z. Neshatin e kishte 17 vjetësh. Por Hamzi ishte edhe i paisur me edukatë fetare, siç tha hoxha i fshatit, nëntëdhjetë e sa vjeçari i ndeuari, z. Nuhi Hoxha. Ai e mbante një Musaf gjithënjë me vete dhe shënimet i mbante në arabishte. Njohja e tij në këtë fushë dukej nga debatet që bënte me fetarë të tjerë…
Incidenti i Pozharanit.
Pas kthimit të Hamz Rexhepit me Mefail Zajazin dhe djalin e tij, Xhemën, nga Çaja e Lumës, në fillim të verës të vitit 1945, ku kishin kaluar dimrin dhe pranverën, ata erdhën në Pozharan, për të vizituar babain Rexhep dhe familjen e Hamzit. Me ta ishte edhe vëllau i Hamz Rexhepit, Dostan Rexhepi, bashkëluftëtar i Muharrem Bajraktarit, Elmaz Çejku, Ramadan Bresa dhe Liman Peposhi (të tre luftëtarë të çetës së Hamz Rexhepit dhe dy djemt e Hamz Rexhepit – zz. Neshat dhe Qemal, që jetojnë në Amerikë. Si këta dy, ashtu edhe autori i këtij shkrimi, janë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Meqë shtëpinë e ruanin partizanët serbo-maqedonë, që e mbanin familjen në burg shtëpiak, u bë një përleshje para saj. Roja ua drejtoi pushkën në gatishmëri për ta shkrehur. Por Dostani iu afrua, e rroki për grykë të pushkës rojen dhe Elmazi me Ramadanin e Limanin i hoqën një dajak atij. Për këtë, pa qëndruar gjatë, ata u larguan shpejt në drejtim të Gurit të Sokolecit të Kalishtit dhe, sipas z. Qemal, ata bënë ditë te Guri i Lopëve, në anë të Kalishtit, por afër Vrasës. Për këto hollësi nuk di gjë Xhela, sepse nuk ka qenë aty, sepse nuk ishte pjesë e çetës, pos rastësisë, kurse për huti përmend vizitat e familjeve!.
Prandaj, kur thotë se ”E mora Mefailin me gjithë djalë dhe Elmaz Tosunin, Ramadan Tasimin dhe Sulë Asllanin këta shokët të tjerë” (faqe 144), kur dihet se këta të tre kanë qenë pjesëtarë trima të çetës së Hamz Rexhepit, (Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, luftëtar dhe dhëndër i Hamz Rexhepit, Sulë Asllani, dhe Liman Peposhi), është e qartë se Xhela, jo veç e përvetëson ngjarjen, por edhe njerëzit e çetës së Hamz Rexhepit. Xhelën ne e njohim mirë dhe kjo nuk na befason. Por na vjen shumë habi, madje ngelim me gisht në gojë kur shohim që autori i librit, z. Halit Xhemë Elshani, ndonëse e ka lexuar shkrimin e E. Bilalit, të botuar në gazetën “Fakt” (14 shkurt, 2006 në vazhdime), madje mbase edhe librin e tij “Shkrime historike: Kosovë – Tetovë, Gostivar, Kërçovë”, Tiranë, 2001, e ndjen veten kryelartë duke trumpetuar llafet e një analfabeti plak 94 ose 96 vjeçar dhe…Ky ka qenë rast i mirë për Xhelën për t’u njohur me Mefail Zajazin.
Vazhdon ne faqen 2: Fushatat kryesore luftarake të Hamz Rexhepit

Pas ngjarjes së papritur të Pozharanit, Hamz Rexhepi me disa luftëtarë të çetës së tij dhe Mefaili me djalin e tij, Xhemën, për një kohë u sollën andaj dhe këndej në bjeshkët e malet e Kalishtit. Në këto kushte, duke e ndier gjendjen e vështirë të jetesës për të gjithë, e sidomos Mefaili, që ishte jashtë vendit të tij, vendos të kthehej në vendlindjen e tij, (mes i verës 1945) në Zajaz. Prandaj, Hamzi e shoqëron atë me disa luftëtarë trima të çetës së tij (faqe 130), të cilët ishin: Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, Avdi Rakipi, Liman Peposhi dhe Xhelë Xhelili, i cili ndodhi rastësisht, e për të mendohej se e dinte vendin më mirë, meqë ishte i asaj ane. Këta i porosit Hamzi që te stanet e Jollovcës të takohen me Mal Mirtën e Gostivarit dhe t’i kërkojnë atij një sasi duhani. Ata e bëjnë këtë dhe e vazhdojnë rrugën duke e përcjellë Mefail Zajazin gjer në një vend të anës së tij, ku e ndjen veten të sigurt. Pastaj përcjellësit kthyen te vendi për të marrë duhanin e porositur. Duke iu afruar vendit të caktuar, nuk do mend se me kujdes të veçantë, u ndie një batare pushkësh, thotë z. Neshat, dhe, duke u tërhequr, plagoset ludtëtari Avdi Rakipi. Edhe kjo u zhvillua këtu kur Xhela ndodhi rastësisht në çetën e Hamz Rexhepit. Disa të shtëna pushkësh ose një batare sosh, nuk mund të quhen betejë, siç e quan autori i librit me gojën e Xhelës, që përpiqet ta vjedhë historinë e bashkatdhetarëve të vet.