TUBIMI NË KATUNDIN FSHAT TË LUMËS NË VERË 1945
Rrena ecë shpejt, por është jetëshkurtër dhe faqezezë!
Duke përfunduar një pjesë, mbase mund ta quaj një kapitull ku pështjellohen shumë gjëra, në faqen 129, posë të tjerash, thuhet: “Ne me Muharrem Bajraktarin posa kishim mbërri në bjeshkëet e Tetovës dhe ende nuk e dinim se çka ka ndodhur. Aty mbetëm pa ushqim dhe Muharremi më tha se duhej të bëja diçka lidhur me mungesën e ushqimit. I mora katër shokë dhe dola për të kërkuar ushqim. Dolëm andaj ku ka qenë kufiri i parë” (Sic). Në ndërkohë vazhdon Xhela ose mentori i tij Halit Elshani duke bërë kërdi bjeshëve në armikun…! Kurse në faqen 130 e vazhdon përsëri çështjen e ushqimit. Në të thotë: “Të nesërmen ashtu duke u endë në kërkim të ushqimit, i gjeta pa çoban shtatë demë dhe i morëm. I dërguam në shtab ku ishte Muharrem Bajraktari. E urdhërova kasapin që ta pret njërin prej tyre dhe të përgadisë ushqime për afro 50 vetë” (sic).
Pjesa e mëspërme, nuk ka lidhje me realitetin historik të kohës dhe këtë e tregojnë një numër faktorësh. Së pari, vendi se ku ka qenë M. Bajraktari nuk tregohet, sigurisht se ai nuk ka qenë në bjeshklt e Tetovës, madje kurrën e kurrës. Së dyti, po ashtu edhe data e ngjarjes, së pakut përafërsisht, nuk jepet. Së treti, asnjë e dhënë tjetër për ta konkretizuar ngjarjen nuk paraqitet. Së katërti, nuk ka fije përpunimi të pjesës, por janë hedhur ato si slogane. Në këto kushte, pyetja shtrohet se a mund të besohet si e vërtetë një paraqitje e tillë? Kështu siç është dhënë, si shumë të tjera trillime, shtrembërime dhe gjysmë të vërteta në librin në fjalë, nuk mund të gëlltitet.
Prandaj ia tregova pjesën z. Neshat, pjesëmarrësit në atë çast dhe në ato lufta dhe e pyeta për vërtetësinë e asaj pjese. Ai, si në tallje, qeshi dhe tha: “Xhela mund të ketë ndigjue diçka për atë ndodhi nga ne me shokë kur kemi shkue me e përcjellë Mefailin për Zajaz ose kur ka qenë takue me ne ndonjë herë” (sic). Dhe shtoi që “Ajo ngjarje a kanë kështu”: “Gjatë muejit korrik – gusht, 1945, M. Bajraktari dhe Dostan Rexhepi me disa luftëtarë e miq të tyne, në mesin e të cilëve isha edhe unë dhe djali i Muharrm Bajraaktarit, z. Esat (Të dy jetojnë në Amerikë), kemi qindrue në pyellin e quejtun Shkoza e Fshatit dhe Mali i Gjegjun (Fshat – Buzëmadhe)”. Kjo vërtetohet edhe përmes dokumentesh. Bajram Bajraktari, vëlla i Muharrem Bajraktarit, në “Promemorjen” e tij shkruar në burgun e Kukësit më 1948 për veprimtarinë e Muharrem Bajraktarit. Ai, ndër të tjera, bën fjalë për këtë dhe për çështje të tjera. Sa i përket çështjes në fjalë, ai thotë: “Preçizoj se gjatë periudhës korrik-gusht, Muharremi ka qindrue vazhdimisht në pyellin Shkoza e Fshatit dhe Malin e Gjegjun (Fshat Buzëmadhe) dhe të gjitha shërbimet i ka drejtue Hamz Rexhepi me njerëzit e tij, të cilët ishin praktikë për të rrugtue për Makedoni e Kosmet e vendali për pikëpamje furnizimi. Baza e furnizimit ka qenë mish i vjedhun në Makedoni (afër 20 lopë e qe), me nji ndihëm të vogël me miell, të cilin e blente Hamzi me të hollat e veta dhe të Muharremit…Hamzi ka bamë takime me Nijazi Alushanin (Prizren…)” (sic), faqe 63. Në këtë rast përmendet Mefail Zajazi, “i cili ishte vu në dispozicion të Muharrem Bajraktarit me 300 të armatosun … i dorëzon nji listë prej dy mish shqiptarë të pushkatuem në Kërçovë…” (sic, f. 63). Ndonjë tjetëe nuk përmendet.
Pra, Hamz Rexhepi “me njerëzit e tij të cilët ishin praktik për të udhëtuar për Makedoni…”, ka bërë furnizimin me blerje të ushqimit dhe me prenë që kanë marrë njerëzit e tij te stani i Vrasës, sqaron z. Neshat, të cilët, në të vërtetë, “kanë qenë tre qe”. Siç po shihet, dëshminë e z. Neshat Bilali për tubimin në Fshat, e përkrahë edhe Bajram Bajraktari, pjesëmarrës në tubim, me të dhëna të ngurta në librin e tij. Po ashtu është e vërtetë që dikush ka shkuar në vendet shqiptare aty afër për të marrë mish. Edhe këtë e vërteton Bajram Bajraktari dhe po ashtu z. Neshat Bilali. Pra për të marrë mish, kanë shkuar luftëtarët dhe miqët e Hamz Rexhepit dhe ata kanë qenë: Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, Liman Peposhi dhe ndonjë tjetër, emrat e të ciëve Xhela Xhelili nuk i tregon në llafosjet e tij, mbase sepse nuk i ka ditur, ndonëse për ngjarjen ka pasë dëgjuar.
Po tani shtrohet payetja se si ndodhi Hmaz Rexhepi në atë tubim të arratisurish kundërkomunistë?
Dimrin e vitit 1944/1945, Hamz Rexhepi vendosë ta kalojë në anën ku kishte vepruar gjatë luftës. Për pak kohë vendoset te Izet Zylbehari në Negotinë, mik i tij dhe mik shtëpie i Mefail Zajazit. Pas pak kohe aty vjen edhe Mefail Zajazi me djalin e tij, Xhemën, për shkak se në vendin e tij i ishte bërë i pamundshëm strehimi, gjë që është treguar edhe më parë. Duke mos patur mundësi të qëndrojnë aty të tre, dy aletatët e luftës, vendosin të shkojnë në Lumë. Pas udhëtimit një ditor me dëborë e furtunë, në një mbrëmje dhjetori të acart e me dëborë, përfundojnë në një rrugë në Çajë, të cilët, pas një informatori nga një kalimtar, i merr dhe i strehon Daut Hoxhë Lushi, një burr trim, bukëdhënës dhe i mençur. Aty qëndrojnë gjatë gjithë dimrit, natën te Daut Hoxha, kurse ditën nëpër natyrë (Është interesant të shënohet fakti i habitshëm se, siç më tha nipi i Daut Hoxhës, Gani Isuf Hoxha, në Korishë të Prizrenit kur i bëra një vizitë në shtator 2011, i gjithë fshati e dinte se Hamz Rexhepi qëndronte te Daut Hoxha, po askush nuk e lajmëroi Sigurimin. Është një mrekulli? Me siguri po. Paçin faqen e bardhë ata burra trima atdhetarë!). Në pranverë, ata sillen pak nëpër Lumë. Kur bëhet tubimi në Fshat për organizimin e kryengritjes, atje shkon edhe Hamz Rexhepi me Mefail Zajazin, ku planifikojnë për qëndrimet politike të mëtejëshme. Pas kësaj ngjarjeje, Hamz Rexhepi me Mefail Zajazin kthehen në malet e Kalishtit, ku e takojnë edhe Xhelë Xhelilin… Fill pas kësaj, bëhet përcjellja e Mefailit për vend të vet nga luftëtarët e Hamz Rexhepit, ku ndodhë edhe Xhelë Xhelili, për të cilën ngjarje Xhela bën një varg deformimesh të tjera duke i quajtur luftëtarët e Hamz Rexhepit si “njrëz të tij” (Shih…).
Nëqoftëse Xhelë Xhelili i ka bërë këto dhunime të historisë së Pollogut dhe të tjera nga harresa e moshës së shkuar, kjo është e kuptueshme dhe ai duhet të rrëfehet për ta ruajtur shpirtin…Por nëqoftëse i ka bërë këto deformimrime, në bashkëpunim me mentorin e tënd, Halit Elshanin, me qëllim për ta dhunuar historinë, me siguri e ka humbur shpirtin, sepse rrenat ecin shpejt, si në “Çeta e Gostivarit”, por janë jetëshkurtëra dhe e kanë faqen e zezë, po ashtu si në “Çeta e Gostivarit” të sajuar me tendenciozitet serbo-fashisto-komunist!
Esat H. Bilali, Sr. Sc.
Dhjetor, 2011
Etymology of "Shqiperi" and "Shqipetar"
5 years ago