Falsifikimi i historise
Xhelë Xhelili dhe mentori i tij Halit Elshani falsifikues të obsesionuar të historikut të Pollogut në librin e ashtuquajtur “Çeta e Gostivarit”!
U tha se libri me titull “Çeta e Gostivarit”, i shikuar në aspektin historik, është i falsifikuar në shumicën dërrmuese të tij, me qëllim ose nga padija. Për ta treguar atë, u shkruan në Albemigrant@ail.com një numër i madh rubrikashme fakte, dëshmitarë, dokumente dhe argumnte kogjente. Tani po tregohet mënyra e disa rasteve se si është bërë falsifikimi aq i djallzishëm, që mund të krahasohet me atë që bënë fashistët, serbistët dhe unistët.
Duke u përpjekur të dalë si pelivan i luftës më tepër se pesë vjeçare kundër të keqes së Pollogut, Xhelë Xhelili, protogonisti pelivan i librit, dhe Halit Elshani, autor i tij si “qytetari fisnik” i molierit, bëjnë turli akrobacionesh, madje të “shkathëta” për të ndryshuar historikun. Kështu, Xhemë Simnicën, njërin nga krerët më kryesorë të luftës, e bëjnë sikur është vrarë ose zhdukur, në pranverë të vitit 1944 (faqe 148). (Këtë datë ia ka pasë dhënë Xhela edhe Tahir Zajmit, një ish-fashist në Lumë nga Gjakova, nga libri i të cilit e ka pasë kopjuar edhe Tajar Zavalani në të ashtuquajtërën e tij “Histori e shqipnisë”, botuar në Londër, një shërbim shumë i keq për istorinë e Pollogut në veçanti dhe atë shqiptare në përgjithësi. Këtë informacion të rremë Xhela ia jep Edhe Halit Elshanit, ku thotë: “Kjo ka ndodhë në pranverën e viti 1944” (sic), në vend të pranverën e 1945-shit. Ky gabim ritet edhe në një vend tjetër të librit kur thuhet se “Xhemë Hasa nga Gostivari luftoi heroikisht dhe ra dëshmor …, pëkatësisht në fund të luftës më 1945” (faqe 104 dhe 109), në vend të pranverë 1945. Kjo nuk ka dodhur gabimisht. Meqenëse luftërat më të ashpra janë bërë gjatë këtij viti, Xhemë Simnica nuk ka marrë pjesë në to. Prandaj luftën e ka bërë “plaku i maleve” i Halit Elshanit, Xhelë Xhelili…është menduar sigurisht të thuhet, kohë kur ai ishte në burg…
Kur bën fjalë për përcjelljen e Mefail Zajazit dhe djalit të tij Xhemës për në Zajaz, autori shpreh mendimin e Xhelës: “Unë me njerëzit e mi e çuam Mefailin me të birin për në Zajaz të Kërçovës (faqe 130). Pyetja shtrohet se kush ishin ata njerëz të cilët Xhela i quan të tijë?- Ata ishin disa nga trimat luftëtarë të çetës së Hamz Rexhepit, si Elmaz Çejku, Liman Peposhi, Sulë Asllani, Avdi Rakipi, Ramadan Tasimi, z. Neshat Bilali – djali i Hamzës. Këta, pra, i konsideron Xhela njerëz të tij. Më poshtë, duke harruar se çka ka thënë më lart, shton: “Unë kërkova nga shokët që t’i bijmë pak rrotull…” (Z. Neshat Bilali thotë se “kemi udhëtuar natën”. Pra këtu nuk thotë “njerëzit e mi”, sepse kur gënjen njeriu, kurrë nuk mund ta përsërisë të njëjtën gjë. Sigusrisht, pastaj, ai mund të ketë kërkuar që t,i bien “rrotull”, madje “të mos shkojnë fare te stani”, sepse Xhelë “trimit” …. Kurse në faqen 141, pasi përzien llojlloj gjërash, ndër të tjera, duke e treguar më drejt çështjen, shton:
“Pastaj shkuam në Pozharan dhe në bazë të kërkesës së Rexhepit (dmth, të Hamz Rexhepit – EB), shkuam edhe në Zajaz” (sic). Këtu i citon disa emra si më lart, Elmaz Tasimin, (që është Elmaz Çejkun), Ramadan Tasimin dhe Sulë Asllanin, po e harron Liman Peposhin, Avdi Rakipin, z. Neshat Bilalin dhe për të gënjyer më shumë, shton: “tre shokë këta të tjerë”, që nuk ka pasur tjerë. Rrena nuk mund të thuhet gjithëmonë njësoj!
Në faqen 142 bëhet fjalë prapë për kthimin e luftëtarëve të çetës së Hamz Rexhepit nga përcjellja e Mefail Zajazit për në vend të vet, pas afër tetë muajve me Hamz Rexhepin nëpër Lumë. Në një vend, ndër të tjera, huhet: “U ndalëm pak më larg në një vend jo të fshehur sa duhet. Shokët nuk më dëgjuan kur kërkova prej tyre, siç thash edhe më lart, që të hypim lart te kazanët, prej ku mund t’i vrrenim, siç thuhet si në shuplakë të dorës (z. Neshat Bilali thotë se “kemi udhëtuar natën!”, gjë që për atë kohë është e kuptueshme.). Unë do të shkoj tek guri,- tha Sula, se kështu e thërrisnim vullnetarin” (sic). Siç po shihet, këtu Xhela thotë shokët, jo njerëzit e mi, si më parë. Rrena është vështirë të përsëritet në të njëjtën mënyrë. Kurse Sulën, Sulë Asllanin, nuk e quan luftëtar të çetës së Hamz Rexhepit, gjë që ishte e vërtetë, që ai ishte edhe mik i tij, por e quan “vullnetarin”, sepse frikësohet se mos i dalin rrenat në shesh.
Kjo muhanati e Xhelës dhe e autorit Halit Elshanit vazhdon edhe në trajta të tjera. Kështu në faqen 135, ndër të tjera, thotë: “Unë dhe Bajram Rexhepi dhe Bajram Dobërdolli morëm vesht…”. Me që kjo aludon për luftën e Malit të Thatë ku Hamzi Rexhepi, për shkak të rrethanave… (Xhela ka pasë dëgjuar për të), luajti rolin kryesor, bëhen përpjekje për ta eliminuar atë nga skena. Prandaj e quan Bajram Rexhepi, në vend të Hamz Rexhepi…Në vjeshtën e vonë të vitit 1944, fill pas pushtimit të vendit dhe kontrollit të egër serbo-maqedon, Hamz Rexhepi u strehua te Izet Zylbehari i Negotinës, mik i tij dhe mik shtëpie i Mefail Zajazit. Pas pak kohe, i shtërnguar të ikë nga vendi i tij, vjen aty edhe Mefaili me djalin e tij, Xhemën. Me qenë se tre vetë ishte vështirë të qëndronin aty, Hamzi e merr Mefailin me djalë dhe, përmes një dite e nate të ftohtë me dëborë, me furtunë dhe me fishkëllimë të mprehtë të veriut, shkojnë në Çajë të Lumës, duke përfunduar te Daut Hoxhë Lushi, një burr trim, i mençur që dante kanun dhe bukëdhënës. Aty qendrojnë gjithë dimrit ditën nëpër shpella e male, natën te trimi Daut Hoxha Gjatë pranverës dhe një pjesë të verës së viti 1945, Hamz Rexhepi është sjellë nëpër Lumë me Mefailin dhe gjatë korrik -gusht 1945 takohen me Muharrem Bajraktarin dhe Dostan. exhepin, bashkëluftëtarin e M. Bajraktarit, te Mali i Gjegjun i katundit Fshat të Lumës, ku qëndrojnë disa ditë, thotë pjesëmarrësi z. Neshat Bilali, në kërkim për përgaditje për kundërsulm të komunistëve. Këtë e vë në dukje edhe Bajram Bajraktari në “Promemorja…” (burgu i Kukësit, 1948). Pastaj andaj kah gushti kthehen në Kalisht dhe malet për qark, ku takohen rastësisht me Xhelë Xhelilin, siç e vë në dukje z. Neshat, por jo siç thotë Xhela në libër. Xhela thotë: “Ndejtëm ca ditë. Mefaili, Rexhepi dhe unë, biseduan bashkë për t,u kthyer në strofullën tonë…, faqe 141(sic). Edhe këtu të tërheq vëmendjen mjeshtria e dy burrave për të plagjiatë që kanë një këmbë në varr dhe një tjetër në buzë të tij. Emri Rexhepi, që është mbiemri, përdoret, por emri i tij Hamz lihet jashtë, sigurisht se për të konfuzuar. Nuk e di se ku e kanë mësuar këtë marifet ata pleq, te Enveri, apo te Titoja?! Ajo që është për t,u shënuar këtu është se Xhelë Xhelili dhe mentori i tij Halit Elshani nuk i quan këta as luftëtarë të mi, as njerëz të mi, nga turpi që i ka mbuluar apo ngabudallalëku!?
Në faqen 131 të librit të Halit Elshanit me titull “Çeta e Gostivarit” që mendon si çetë e Xhelë Xhelilit, titull që nuk pasqyron realitetin historik asesi, sepse në Gostivar ka pasur disa çeta, por asesi jo çetë të Xhelë Xhelilit, bëhet një tjetër fallsifikim. Ndonëse e përmendë Hamz Rexhepin, por veten pas tij si “krye trim”, i përmendë edhe emrat e disa njërëzve, si Xhevat e Mehdi Pallaçishta nga katundi Pollaçishtë (fati i të cilve nuk dihet dhe z. Neshat thotë se nuk di gjë për ta), Bajram Dobërdolli, Zylbehar Çifliku nga
Derveni, Hazir Tërnova, të cilët i tregon se nga janë. Po ashtu i përmendë edhe emrat e luftëtarve tjerë Sulë Asllani, z. Neshat Hamzën, Elmaz Çejkun, Ramadan Tasimin (e harron), Emër Kolgjinin (e mohon, madje e quan Enver, se atyre u është bërë koka Envera), dhe vëllaun e Hamzës, Dostan Rexhepin, bashkëluftëtarin e Muharrem Bajraktarit. Por këta nuk i tregon se nga ishin, gjë që lë të kuptohet se këta ishin si luftëtarë të djaloshit Xhelë, siç mendon për ata të parët që nuk ishin të tillë. Muhanati mjaft e shkathtë për ata që nuk e dinë histrokun, apo jo! ?
Në po të njëjtën faqe, për ta treguar veten se sa i rëndësishëm ka qenë, thotë: “ E caktuam roje Hamz Rexhepin dhe Xhavit Pallçishtën – kujton xha Xhela momentet e kësaj lufte” (sic), shkruan mentori i Xhelës, Halit Elshani. Xhela, pra, e ka caktuar roje Hamz Rexhepin, kur gjatë natës nuk ka pasur nevojë për roje (për shkak të terenit të vështirë që nuk mund të udhëtonte ushtria natën), por ka pasur nevojë në mengjes heret për të kontrolluar vendin dhe me atë rast ka dalur Hamza për të kontrolluar, sepse ai ishte përgjegjësi kryesor i atij grupi!? Se kjo ështëashtu Xhela e pohon vetë në “Gazetë Shqiptare” (24 qershor, 1997), ku ka pasë bërë shumë më pak rrena, kur thotë: “Një Haliti, daja yni dhe nji lumjan Hazer Rexhepi (dmth. Hamz Rexhepi), dolën të parët që të bënin roje. … dmth. që ta kontrollonin vendin dhe fill u kthyen, duke thënë: “Burra po vjen ushtria”. Këtu ta tërheq vëmendjen prishja e emrit të Hamzit nga Hamëz në Hazer. Rrena nuk mund të thuhet dy herë njësoj. Çka të thuhet për këtë? – Ajo që mund të thuhet më së miri është të qeshësh dhe të qeshësh, të këputesh së qeshuri…! Madje të vjen ndërmend kuptimi se sa mendjelehtë paska qenë autori të gëlltisë këso pallavrash!? Nuk i ka shkuar mendja atij së pakut te kritika shkencore, se lëre më nderëshmërinë njerëzore?!
Kurse në faqen 133, posë tjerash, thotë: “Në këtë betejë humbën jetën dy luftëtarët tanë ishin trimat e pashoq Hamz Rexhepi më vëllanë” (sic). Këtu të tërheq vëmendjen harresa e tij që nuk i quan këta njerëzit e mi. Po në vend që të vazhdojë për pasojat e çetës pas vrasje së Hamzit, (të cilin Xhela e quan “bashkëluftëtar”, kreun asj çete dhe shkatrrimit të çetës së tij dhe po ashtu e quan “bashluftëtar”, bashkëluftëtar i Xhelës, edhe vëllaun e Hamz Rexhepit, Dostan Rexhepin, bashkëluftëtarin e Muharrem Bajraktarit, të barabatë me djaloshin Xhelë në luftë, i cili nuk është vrarë me atë rast), Xhela dhe Halit Elshani nuk e vazhdonë llafosjen më tej sipas lidhjes logjike për shkatrrimin e çetës së Hamz Rexhepit, por dalin te Adem Jashari dhe Xhemë Simnica dhe, pastaj, përmendet “vazhduesi” i këtyre luftërave pas vrasje së Xhemës, të cilit nuk po ia përmendi emrin se frikësohem se mos po merr mësyshë në këtë moshë! Por për këto mori fallsifikimesh, shpifjesh dhe shtrembërimesh, duket se Xhela është i vetëditur. Prandaj thotë; “Asgjë me dijeni nuk kam bërë në dam të kombit” (sic)! Sepse miza nën kapuç i
gumzhinë! Në faqen 121 të librit në fjalë, Xhelë Xhelili e vazhdon “këngën e vjetër” duke thënë: ”Unë me të mijtë e ca lumjanë e të tjerë nga Gostivari dhe Tetova, ia mësymë bjeshkës dhe vazhduam luftën”(sic), mbase me karkaleca, se harron se ka qenë në burg! Edhe kjo thënie është si të gjitha të tjerat. Por pyetja shtrohet: cilët ishin ata të Xhelës?! – Sigurisht se të imagjinuar dhe nga e gjithë Shqiptaria…! Po si nuk i ka shkuar ndërmend autorit të pyet se kush ishin ata “të mijtë”, të Xhelës, dhe kush ishin ata “lumjanë”, që paskan shkuar me Xhelën duke ia “mësyrë bjeshkës”? -.Xhela vetë dhe lufta sigurisht se me karkaleca…Halit Elshani është mbase falsifikatori i madh, madje i paskrupull…ose injoranti i rrastë…
Pasi i bën një numër akuzash të pambështetura Muharrem Bajrajtarit, shih Albemigrant@ail.com, pikërisht si fashistët dhe komunistët shqiptarë e serbë, thotë: “Lidhur me njohjen dhe kontaktet e mia me Muharrem Bajraktarin mund t,ju thom se nji pjesë të luftës dhe jetës e kam kaluar me të” (sic). Siç e kemi thënë edhe në komentet në internet, kjo është një rrenë tjetër e madhe, pikërisht si ato rrenat e fashistëve, serbistëve dhe komunistëve, madje fund e krye rrenë. Po e them me këto fjalë, sepse vetëm kështu pasqyrohet krimi i bërë. Ne që e kemi pasur luftën e përbashkët me Muharrem Bajraktarin dhe mëtojmë se i dimë mirë punët e tija, nuk e dimë këtë që thotë Xhela. Po ashtu nuk e di këtë edhe luftëtari i Hamz e Dostan Rexhepit dhe i Muharrem Bajraktarit, z. Neshat Bilali. Po kështu deklaron edhe djali i Muharrem Bajraktarit, z. Esat Bjraktari. Asnjë shënim
për Xhelën nuk ka në “Promemorjen”, libri për veprimtarinë luftarake të Muharrem Bajraktarit, shkruar (në burgun e Kukësit 1948) nga vëllau i tij, Bajram Bajraktari (Për Mefailin dhe Haqif Reçanin ka shënime…). Madje z. Esat Bajraktari, i cili ka qenë gjithënjë pranë babait të tij, deklaron që “Xhelën nuk e ka parë kurrë, nuk ka pasur se si, sepse ai ishte aq i vogël sa nuk shihej gjatë luftës, madje as me lupë…Por ai deklaron se e ka pasë parë në kamp në Greqi, ashtu siç e ka pasë parë edhe atje z. Neshat Bilali.
Në faqen 144 -145 llafoset për Hamz Rexhepin. Në vend që të flitet për luftën e Hamzës pesë vjeçare në Pollog, vdekjen e babait, të bashkëshortes (pas tre vjetësh në burg shtëpiak) dhe të vëllaut të tij të vrarë, si të dhëna të rëndësishme historike, që kanë lidhje me fatin e populli tonë, autori i librit jehon llafet e Xhelës tejet të pakrypë, madje të pavërteta ashtu siç e thotë ai, për një incident që iu impunua Hamz Rexhepit për shkak të thyerjes së besës së dhënë me pikë të qejfit nga një fshatar. Kjo sigurisht se bëhet me qëllim. Po në atë faqe jepet edhe fotografia e Hamz Rexhepit, e ndarë nga çeta e tij, sigurisht se jo pa qëllim. Por ajo që është qesharake është fakti se nën të shkruhet Hamz Rexhepi “Luftëtar
i çetës së Xhelë Xhelilit”. Kështu, sipas Xhelës, Hamz Rexhepi ka luftuar në Pollog me trimat e tij, me popullin dhe krerët e visit, burri afër 50 vjetësh, bëhet ushtar i djaloshit Xhelë, dhe kështu Xhela ia ka paguar atij bukën bashkë me luftëtarë, veshëmbathjen, pushkët, fishekët dhe u ka prirë atyre në luftimet e fushatat kundër pushtuesve italianë dhe serbo-maqedonë dhe të tjera!…, Pra Xhela djalosh atëherë, i cili është plakur nëpër botë dhe Halit Elshani e ka pagëzuar “plaku i maleve”, bëhet prijës çete!? O Zot i madh!
Kjo nuk ka fije dyshimi se të lë me gisht në gojë, por ajo që të tërbonfund e krye është se “Kur vritet Xhemë Gostivari”, pra, ai Xhema që kishte vendosur “ja vdekje, ja liri”, që gjeti të parën por jo të dytën, nuk ka kurëfarë rëndësie, sepse lufta e tij prej një vigani vazhdohet nga bashkatdhetarët me në krye “plakun e maleve” të Halit Elshanit (atëherë Xhela ka qenë një djalosh nja tridhjetë vjetësh) “me Xhelë Xhelil Kalishtin” (sic), faqe 133. Sigurisht se këtë luftë e ka bërë ai kur ka qenë në burg gjer kaf shtatori i 44-shit Pra Xhemë Simnica, që e njofti tërë Shqiptaria, që bëri aq shumë luftëra, paska qenë si Xhelë Xhelili edhe ky bashkëluftëtar i Xhelës…!? Sa shumë më vjen që të qeshem, por edhe habitem sa mendjelehtë paska qenë këta trima me fjalë!
Këtij shqyrtimi po i shtoj edhe një argument. Siç shihet në librin “Çeta e Gostivarit”, si Xhel Xhelili, ashtu edhe Halit Elshani, tregojnë përzemërsi për diktatorin Enver Hoxha, duke e bërë dëshmor të kombit pa rënë në beteja kundër armikut të kombit, duke e paraqitur me fotografi të bukura të shëndetëshme, duke treguaur skena kur ka qenë Xhela në Shqipërinë komuniste të tij. Po kështu merret vesht se Xhelë Xhelili ka pasë shkuar edhe në Jugosllavi për pushime, madje të Millosheviçit dhe në Maqedoni të Mojsovit, pra edhe për këta gjakatarë ka treguar përzemërsi. Por kur dihet se Xhemë Simnica, Mefail Zajazi dhe Hamz Rexhepi, udhëheqësit e luftës në Pollog kundër jogosllavo-komuniste, ishin
armiq të këtyre shteteve komuniste që bënë çmos për t’i zhdukur, simpatia e Xhelë Xhelilit dhe e Halit Elshanit për serbo jugosllavët dhe për Enver Hoxhën si ish-aleat i tyre, a nuk don të thotë se si Xhela, ashtu edhe Halit Elshani janë armiq të përbetuar të Xhemë Simnicës, të Mefail Zajazit dhe të Hamz Rexhepit!? – Sigurisht se logjika çon pa fije dyshimi në këtë përfundim dashë e pa dashë…Pra ata janë kundër qendresës shqiptare, kundër luftës që bëri populli shqiptar i Pollogut…ose fali Zot se nuk dinë se çka bëjnë dhe çka thonë!!!
Në fund të këtij shkrimi, duhet vënë në dukje se kjo mënyrë e paraqitjes në librin me titull të imagjinuar “Çeta e Gostivarit” është unikale. Xhelë Xhelili është një kalishtas i pashkolluar, katundar i thjeshtë. Prandaj ai asesi nuk është shprehur ashtu sikur që është shkruar në libër, tregim pak a shumë i një njeriu të edukuar, që më së shumëti e tregon fjalori i përdorur, jo sintaksa. Kjo mënyrë paraqitjeje, prandaj, është e mësuesit të atematikës Halit Elshanit -autor. Prandaj z. Halit Elshani, me “ndërgjegjen” e një mësuesi (!) është bashkëfalsifikues i historisë, nëse jo kryesori…Po të mos ishte kështu, ai do t’i paraqiste thëniet e Xhelë Xhelilit në thonjëza. Me këtë mënyrë jo veç është paraqitur Xhela si falsifikator, por edhe i pandershëm, por janë vënë në pozita të papërshtatëshme dhe recensionisti Eugjen Shehu me të tjerët, që aq shumë e lavdëron librin që është dhunuar rëndë historia. Ju e keni në dorë z. Halit Elshani… Historiku i Pollogut është rindërtuar me fakte, me dokumente, me dëshmi dhe me argumente kogjente… Mund të referoheni më tej Esat Bilali, “Shqiptari i lirë” (Gusht-shtator, 1966), “Shkrime historike 1” (Liezhë, 2002), “Shkrime historike 2, Kosovë: Tetovë, Gostivar, Kërçovë”, Tiranë, 2001 dhe shkrimi i tij në gazetën “Fakt”, 14 kallnor, 2006,të cilin e keni plagjiatur.
Se falsifikimet, shtrembërimet, gjysmë të vërtetat dhe shpifjet e paskrupullta janë obsesion i plakut 97 vjeçar, Xhelë Xhelilit dhe plakut tjetër Halit Elshanit, shihen edhe në shumë vende tjera të librit. Po njëra që të lë me gisht në gojë është në faqen 143 të librit në fjalë. Aty është një fotografi e Mefail Zajazit me djalin e tij, Xhemën, e marrë nga inventari i Muharrem Bajraktarit. Këtë fotografi z. Neshat Bilalili ia ka pasë dërguar me internet Eugjen Shehut. Po fotografia nuk njohtohet si e Mefail Zajazit, po krejt ndryshe: “Kalosh e Lazim Dani Zajazi tëKërçovës, kaçakë – udhëheqës çetash (1912-1934).
Neshat Bilali, veteran i luftës.
Nëntor, 2010 USA
Etymology of "Shqiperi" and "Shqipetar"
4 years ago