Disa fjalë si hyrje. Në këto kohët e fundit doli nga shtypi libri “Muharrem Bajraktari - monografi”, shkruar nga studjuesi Nazif Dokleja dhe botuar në Tiranë më 2014. Ai përbëhet prej 300 faqesh të formatit mesatar. Një kopje, me mbishkrimin “Z. Esat Bilali miqësisht” iu dërgua, për çfarë ai e falënderon atë po ashtu miqësisht

Librin e mora me pandehje dhe e lexova me interesim, madje disa herë. Atë e gjeta interesant dhe informues jo vetëm për disa gjëra që nuk diheshin, por edhe për konfirmimin e mëtejshëm të disa të tjerave. Si i këtillë, libri i studjuesit N. Dokles jo vetëm meriton të lexohet, por edhe të rilexohet, sepse bëhet fjalë për atdhetarinë e pastër. Pikërisht për këto vlera, vendosa ta vështroj atë, për më tepër sepse sa doja që t’i shquaja arritjet e N. Dokles, po aq doja që të hidhja pak dritë mbi ndonjë çast, që në këso rastetesh të përbëra shkaktuar nga e keqja shqiptare, sidomos për jetën dhe veprën atdhetare të M. Bajraktarit, mund t’i shpëtojnë edhe studjuesit më të zhdërvjelltë.

Shumë është shkruar për M. Bajraltarin
Sikur që dihet tashmë, janë shkruar shumë artikuj, shumë studime dhe shumë libra si për atdhetarin Muharrem Bajraktarin në veçanti, ashtu edhe për rrethanat në të cilat ai ka vepruar në përgjithësi. Po të gjitha ato që janë shkruar gjer tani, nuk kanë qenë shumë përfshirëse. Këtë edhe autori e vë në dukje, duke thënë: “Megjithë këto na duhet të pohojmë se njohja e Muharrem Bajraktarit është e fragnebtuar si e tillë, e pa ndriçuar në tërësinë dhe dimensionin e saj real para opinionit publik, lexuesve dhe studjuesve”. Prandaj studjuesi N. Dokleja e spërhellë penën dhe, i armatosur me një zell të madhe prej studjuesi me përvojë, vendosë ta ndriçojë më tej tërë jetën e shtetarit, atdhetarit dhe trimit legjendar shqiptar nga Luma, Muharrem Baraktarit, me një studim të hollsishëm shkencor – monografi. Kështu, librri i tij jo vetëm është i veçantë, por edhe është më i ploti, më i thelluari dhe më përfshirësi dhe i shkruar më me logjikë të trurit se të gjithë të tjerët. Kur thotë autori se “..., vepra e jeta e Muharrem Bajraktarit më dhanë krahë t’i futem kësaj pune t’i kontribuoj sado pak...” e vë në dukje këtë gjë, që nuk është pak, por është një ndihmesë jo vetëm e shquar, por edhe me shumë peshë, për të cilën, pos tjerash, kanë shumë nevojë si njerëzit e tanishëm, ashtu edhe brezat e ardhshëm.

Veprimtaria e M. Bajraktarit, duke qenë pothuajse fund e krye “suis generis” për atdhetarinë shqiptare, është parë si kërcënim jo vetëm për pushtuesit e huaj dhe patericat e tyre, por edhe për vetë shqiptarët ambiciozë. Prandaj si të parët ashtu edhe të dytët kanë bërë çmos që jo vetëm ta shkatrronin personalitetin e këtij burri, por edhe ta zhduknin trupërisht. Kështu, atë do bëjë tradhëtar Bajram Curri dhe do ta rrethojë hermetikisht për ta zhdukur. Fashisti Mustafa Kruja do ta bëjë atë dhe bashkëluftëtarët tijë hajdutë dhe ushtar të jugosllavisë për ta diskredituar dhe pastaj do t’i turret, me një operacion fashist gjithpërfshirës tremujor, duke përdorur të gjitha forcat e tija italiane dhe fashiste shqiptare, për ta zhdukur dhe pastaj edhe gjatë dy vjetëve me rradhë. Lëvizja nacionalçlirimtare do t’i sajojë komplote dhe do ta godasë prapashpine tradhëtisht për ta zhdukur këtë njeri “të pakopmpromituar”, sepse, sipas urdhërave të jugosllavëve, M. Bajraktari është i rrezikshëm, kurse pas marrjes së pushtetit do ta ndjekë, si ujku gjahun, për afër dy vjet me rradhë, madje duke kërcënuar tërë Lumën me uri, vetëm e vetëm për ta zhdukur atë, të cilit do t’i ngrehen shumë prita, shumë rrethime hermetike dhe shumë përleshje të befasishme....Edhe shokët “nacionalistë” gjatë ’51-shit, me që nuk mundnin ta zhduknin Muharrem Bajraktarin, do të dërgonin letra në Kosovë dhe do të kërkonin nga përkrahësit e tyre që të “bënin çmos dhe t’i zhduknin luftëtarët e tij”, gjë që së pakut në dy raste u bënë pëpjekje.... Kurse në demokraci do të bëhen përpjekje që ai të mos dekorohet, “pa u parë dokumentacioni jugosllav”, kështu që të shuhet emri i tij. Por as me grykë të pushkës, as me përbetimet e ulëta, as me sajimet e pista për ta poshtëruar, nuk mundën ta zhduknin M. Bajraktarin, sepse atë e mbronte diçka, jo këmisha me të cilën flitej se kishte lindur, por drejtësia e kauzës që i shërbente, shkathtësia e pashoqe që shprehte në beteja dhe guximi i palëkundur që e shhoqëronte.

Një politikë e këtillë e egër, jonjerëzore dhe burracake, pa fije dyshimi jo vetëm e ka mjegulluar personalitetin atdhetar të Muharrem Bajraktarit, por edhe e ka koklavitur. Ndonëse disa punuan me zell të madh dhe me përkushtim shkencor për t’ia dhënë atij atë që e meritonte dhe së pakut për t’ia përmendur theroritë titanike atdhetare që bëri, nuk u bë mjaft për ta zhdukur atë mendësi përbetuese kancerioze, ato dhelpëra ende ishin gjall dhe punonin natë e ditë. Prandaj autori Nazif Dokleja është marrë gjërësisht me të drejtë me shkatrrimin e kësaj balte, të këtyre thashethëmave, pikërisht si Noel Malcolm-i me shkatrrimin e miteve serbo-pravosllave për shqiptarët, sidomos të Kosovës. Për ta sendërtuar këtë qëllim të zellshëm të tij, ai e mbështetë punën e tij në temele të shëndosha - fakte të ngurata, dokumente të konfirmuara për vërtetësi dhe dëshmitarë pamës, madje edhe në ato të instancave më të larta partizane dhe shtetërore komunsite. Ndër këta më e dalluara është “Promemorie ...“ e Bajram Bajraktarit, vëlla dhe bashkëluftëtar i M. Bajraktarit, dëshmitë e z. Neshat Bilalit, njohës i tij që nga mosha më e re dhe luftëtar i tij besënik i palëkundshëm dhe një numër studjuesish me përvojë shkecore historike dhe njohës të mirë të tij, si Essa Bilali, Shefqet Hoxha, Petrit Palushi dhe të tjerë.

Këtë hulli të punës së tij, autori e vazhdon më tej me të dhëna të tjera. Një burim përbën për të konfirmuar pikëpamjet e tija edhe një literaturë nga shkrimet e vetë M. Bajraktarit dërguar burrështetasve të huaj, sidomos atyre anglezë, me të cilat jo vetëm e informon për gjendjen në Shqipëri para dhe pas diktaturës, por edhe kërkon përkrahje në të mirë të aspiratave të drejta e të ligjëshme të popullit shqiptar. Një burim tjetër është përdorimi i dëshmive nga individë vendas gjithashtu për të kofirmuar më tej pikëpamjet e tija. Një vend të veçantë në këtë drejtim zënë edhe të dhënat e ndryshme nga autorë të huaj gjatë dhe pas Luftës së Dytë, sidomos nga misionarët anglezë që vepruan në Shqipëri, të cilët dëshmojnë për veprimtarinë politike dhe atdhetare të M. Bajraktarit. Pra, autori ka përdorur në punën e tij burime autentike, më së shumti të konfirmuara për vërtetësi dhe me vlerë për ndriçimin e jetës dhe veprimtarisë së M. Bajraktarit. Duke e marr parasysh këtë, në një anë dhe përbërjen e veprimtarisë së Muharrem Bajraktarit, në anë tjetër, nuk mund të mos arrimë në përfundim se, studjuesi Namik Dokleja, ka bërë jo vetëm një punë të mundimshme, por edhe ka hedhur dritë, madje të thelluar, në shumë anë si për personalitetin atdhetar të Muharrem Bajraktarit, ashtu edhe për rrethanat historike në të cilat ai ka vepruar, veçanrisht të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë do të thuhej se lënda e grumbulluar e shumtë, duhej të përzgjithej, sepse çdo gjë që shkruhet nuk përbën ose nuk përmban histori dhe kështu do ta lehtësonte punën e autorit bukur shumë...

Kështu, në saje të këtyre të dhënave të përpunuara me zell të madh dhe me përkushtim të palëkundshëm për të vërtetën, Nazif Dokleja i ka ballafaquar drejtpërdrejti konstrukcionet e djallëzore, injorante dhe fyese të ndryshme ndaj Muharrem Bajraktarit të bëra me qëllime të caktuara përbetuese për zhdukjen e tij jo vetëm politike, por edhe trupore, si p. sh. ato që e bënin bashkëpunëtor të pushtuesit italian fashist, kur ai ishte ndër të parët që e refuzoi atë, që e kundërshtoi atë, dhe që ia vuri pushkën atij me sajimin e Qëndresës së parë të armatosur në Shqipëri (prill 1941), atëherë kur ajo ishte forcë e madhe përbindëshe; ata që e bënin Muharrem Bajraktarin bashkëpunëtor të pushtuesit nazist gjerman, kur ai që nga fillimi e priti atë me pushkë në Kukës, nuk bashëpunoi me të dhe pastaj e luftoi në trajtë frontale atë bishë kolosale; dhe ata që e bënin Muharrem Bajraktarin bashkëpunëtor të mjekroshit serbo-nazist, Drazha Miajloviqit. Duke i vështruar ato me një sy kritik të mprehtë dhe me guxim si shkencëtar i vërtetë galilean, Nazif Dokleja i shqyrton ato me dorë në zemër dhe mendje të principshme dhe i hedh poshtë, madje me përbuzje, si injorante, dashakeqe dhe të ulta politike, trillime fund e krye të pista. Një përgjigje këtu merr edhe pikëpamja së fundi e Veli Haklajt kur pohon luftën e M, Bajraktarit kundërpushtuesit italain, por e mohon atë kundër atij gjerman, duke thënë “... por nuk evidentohet ndonjë betejë e tij kundër nazistëve”, një pohim i pa mbështetur dhe madje qesharak, sidomos kur ai shqyrtonte “Promemorie...” e Bajram Bajraktarit, që e pohonte atë. Shih Veli. Haklaj, “Si e përgaditi M. Bajraktari revolttën kundërkomuniste në veri,(Që duhej të ishte: Si u përpoq M. B. për të përgaditur revoltën kundërkomuniste në Veri”. (Botime në “Gazeten shqiptare”, 12 shtator, 2014).

Po studjuesi Nazif Dokleja nuk i hedh poshtë vetëm mendësitë që i kanë përhapur armiqët politikë të M. Bajraktarit gjatë Luftës dhe fill pas saj, por ai i shqyrton me mjaft hollësi edhe disa që janë munduar të shkruajnë histori gjoja me mendësi tjetër në kohën e demokracisë, por kanë përfunduar, në trajtë kamufluese, duke shkruar një lloj proze, sipas këngës së vjetër, por jo histori, siç thotë Hullett Carr-i, filozofi anglez i historisë për ata që e shkruajnë të kaluarën me një sy në të tashmen. Këta nuk janë pak dhe kanë tituj akademikë, por që nuk kanë mundur të çlirohen nga mikrobi dogmatik i diktaturës bolshevike. Ai shembullen: “Autorë të ndryshëm, duke shpërfillë fakte, data, ngjarje dhe vende, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta ngarkojnë me faje, krime, që Muharremi e forcat e tija nuk i kanë menduaar e kryer kurrë”. Më i përmenduri nga këta është Dr.Vangjel Kasapi, kur në emër të gjoja mendimit shkencor, si me mjeshtri kamufluese, shtrembëron faktet si kasap i vërtetë kur pëkrahë qendrimet e rreme të partizanëve kriminelë, kur thotë: “njerëzit e tij u çuditën”, në vend të “u goditën” (f. 196). “U hap zjarr...”, në vend të “u goditën prapa shpine” (f. 197), “Dostan Halilaj” në vend të “Dostan Rexhepi” dhe të tjera kështu me rradhë (“Mrekulli...”, Tiranë, 1998). Po kështu N. Dokleja ka bërë edhe për një farë  “Historia ... maket” me ato pyetjet retorike për mjegullim të së vërtetës. Ai nuk i bën bisht as të ashtuquajtërës “koxha” “Enciklopedisë...” së Aziz dhe Mahmut Bulicës, me pasaktësinë për të shtrembëruar se gjoja ka pasë thënë M. Bajraktari “Unë nuk bashkëpunoj me komunistat”, në vend që “Nuk ka nevojë për bashkim forcash. Ju luftoni në një anë dhe ne në tjetrën anë...” dhe të tjera. Këta dhe një numër të tjerë, të cilët shkruajnë për të njëjën gjë me kaq ndyshorë pa konfirmime për saktësi, i ngjajnë gjyshes kur u tregon fëmijëve përralla me “Na ishte një herë një...”. Të gjitha këto Nazif Dokleja i shqyrton me logjikë të ngurtë dhe arrinë në përfundime kogjente, të cilat, pa u luhatur faret, ua hedh atyre strupëll ndër këmbë dhe, siç thotë filozofi gjerman i historisë, Ranke-ja, i lë ato që të bërtasin vetë gjer në kupë të qiellit për të dëgjuar edhe ata që i mbyllin veshët. Ai shembullen: “Duke mos u ndalur me hollësi në mospërputhjen midis këtyre autorëve për të treguar ngjarje (historike-eb) kundërthëniet skandaloze brenda kumtit të secilit, sofizmat, tregimin e historisë në nivelin e përrallave të dimrit, bazën dokumentare e burimore të munguar të tyre dhe për të mos lënë shteg për akuza njëanëshmërie dhe subjektiviteti ndaj meje, po ua lë fjalën dokumenteve e burimeve të ndryshme të pavaruara për këtë ngjarje”. Dhe kështu autori vazhdon të sjellë të dhëna përmes dëshmitarësh okularë dhe dokumeentesh autentike për veprimtarinë dhe personalitetin fund e krye atdhetar të Muharrem Bajraktarit...

Po studjuesi N. Dokleja nuk i harron pa i shoshitur edhe disa shkërputhje të tjera për ta serbizuar Muherrem Bajraktarin. Ndër këta Izber Hotin, që “   i shton edhe një kryengritje udhëhequr nga Muharrem Hajraktarit” (sic, f. 111) të paqenë dhe e bën atë “... agjent të Jugosllavisë (sic, f 215), gjithashtu përrallë, Bernard Fisher-in, që thotë se ai ka qenë “Oficer i ushtrisë serbe (sic, f. 215)”, pa qenë kurrën e kurrës, Muhamet Shatrin, që thotë se ai “.... Ishte vënë në dispozicion të shërbimit informativ jugosllav” (sic, 215), një ëndërr e parë me sy hapur, drejtorin fashist të Kuesturës së Shkodrës, ku thuhet se ai “... ka kaluar direkt në shërbim të Jugosllavisë” dhe këto akuza injorantesh, mbyllen me hamendje shumë të lirë kur Faik Qoku thotë: “Nji kolonë e nisun nga ana e Prizrenit pushton Kukësin e Lumën, ku bashkohen me Muharrem Bajraktarin (sic, f. 215)” (Po edhe sikur të ishte bashkuar kundër pushtuesit italian, qenka gabim?!) dhe... Këtë baltë unë e kam dëgjuar, madje edhe jam ballafaquar me njerëz pa njerëzi mendjelehtë, madje duke u kërkuar të dhëna dhe të dhëna të shkruara, por agjentët e tërbuar të partive të ndryshme që punonin dhe zbatonin politikën e tyre kundër shqiptare, nuk kishin asgjë në dispozicion...Duke qenë llomotitje hamendëse dhe të papërgjegjëshme, autori N. Dokleja u jep përgjigje më të mirë edhe këtyre kur thotë: “Ai është akuzuar dhe vazhdon të akuzohet, ndonëse me gjysmë zëri, edhe sot e kësaj dite si bashkëpunëtor me serbët, madje si vegël e tyre, kur realiteti flet krejtsisht për të kundërtën” ( sic. f. 215).

Kthimi në atdhe nga mërgimi i M. Bajraktarit
Por aty këtu, ka ndonjë lajthitje. Njëra ndër këto është edhe çështja e kohës së kthimit të M. Bajratarit në Shqipëri pas pesë vjetësh mërgimi. Për të thuhet: “në fund të qershorit 1940 u kthye nga mërgimi politik Muharrem Bajraktari rreth 46 vjeç kryetar shpirtror e politik i shumicës dërmuese të parisë së Lumës (sic, f. 7). Kurse në faqen 10 thuhet: “Nuk mori pjesë në festimet pompoze që pushtuesit italianë organizuan në qytetin e Kukësit më 28 nëntor 1939 (sic). Pyetja shtrohet se kur u kthye në të vërtetë në atdhe M. Bajraktari? Kjo lajthitje nuk është bërë vetëm më këtë rast. Ajo është paraqitur edhe në ndonjë rast tjetër. Kjo e bën të vërtetën pak nebuloze. Po Bajram Bajraktari në “Promemorje...” e zgjidhë këtë çështje duke vënë në dukje: “Pa pritmas me qershor 1939 Muharremi u kthye ... “. Mbas kësaj rradhe ka qenë edhe dy herë në Tiranë, i thirrur nga Luogotenenca një herë në dimën të 1939 dhe një herë në vjeshtë të 1940” (sic), faqe 2 dhe 3 të “Promemorie...”

Nacionalistë vs. Komunistë
Në këtë vazhdë duhet përmendur edhe një dogmë fashisto - komuniste, e cila  vazhdon të zhagitet në historinë tonë si një sëmundje që as nuk vdes, as nuk shërohet, po vetëm torturon. Kjo ka të bëjë me shprehjen nacionalist vs. komunist. Kështu, të gjitha pataricat e pushtuesit italian, që pas kapitulimit të tij u bënë paterica të pushtusit gjerman dhe pas zhdukjes së këtij të fundit e quajtën veten nacionalistë. Këtë kostrukcion diabolik, e përvetëson edhe autori N. Dokleja, ndonëse ai i quan ata drejt me emër e mbiemër. Më duket se ky është një gabim që nuk i përgjigjet realitetit historik, sepse kush bashkëpunon me pushtuesin dihet se çka është, po jo nacionalistë në kuptimin e drejtë të fjalës. Kurse nacionalistë, ose atdhetarë janë ata që i luftojnë pushtuesit, një e vërtetë e menjdjes së shëndoshë. Për këtë ne kemi folur dhe kemi shkruar edhe në raste të tjera, sidomos në dy librat e përmendura më sipër.

Kroi i Verrëjshtës. I përkushtuar për të vërtetën, të pricipshmen dhe atdhetaren
N. Dokleja, shqyrton edhe çështje të tëjera të mjegulluara nga shkrues që flasin me logjikën e zemrës. Një çast i këtillë është mbledhja e ashtuquajtur e Kroit të Verrëjshtës në Bicaj më (10/8/’44), e cila trumpetohet me një foto që tregon disa paterica të pushtuesve italo-gjermanë. Po N. Dokleja e shikon drejt çështjen dhe e thotë fjalën e tij. Ai shkruan: “Kuvendi i Bicajt u inicua dhe u përgadit nga organet e pushtetit të instaluar prej pushtuesit gjerman me një përfaqësim tepër të kufizuar përkrahësish të këtij okupatori”.(sic, f. 56). Këta ishin mbledhur si negacion i Mbledhjes së Kroit të Bardhë, të përgaditur nga Muharrem Bajraktari me atdhetarë të tjerë nga Luma. Ky është nji interpretim i drejtë që ka bërë Nazif Dokleja dhe mjafton të tregohen emrat e tyre për të parë shkoqitmas se çfarë karakteri ajo ka pasur.

Mbledhja e Kroit të Barddhë
Në këtë rrethanë, është mirë të hidhet pak dritë për një çast të Mbledhjes së Kroit të Bardhë. Kjo do të bëhet në saje të dëshmitarëve pjesëmarrës. Ramadan Gjanaj, i cili nuk ishte përfaqësues, po kishte shkuar me Dostan Rexhepin, i cili ishte përfaqësues, ka pasë folur për këtë ngjarje. Gjatë bisedës që zhvilloi Muharrem Bajraktari në mbledhje, vuri në dukje rrezikun që i kanosej vendit nga “Një pushtues”, që ishte ai gjerman. Në këtë çast ndërhynë Tasim Spahia duke thënë se “Nuk është një pushtues, po janë dy”, duke aluduar në LNÇ-në, thonte pjesëmarrësi Ramadan Gjanaj i Ujmishtit/Lusnës. Kjo përbën një çast që e ilustron qëmdrimin e N. Dokles se Muharrem Bajraktari nuk ishte, madje assesi, për luftë vëllavrasëse, sidomos kur vendi lëngonte nën thundrën e pushtuesit gjerma (Shih: Esat Bilali, “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra”, f. 169, Lezhë, 2004; libri që është përpiluar me dëshmi të pjesëmarrësve dhe nuk duhej të injorohej). Megjithatë, ka disa çështje që e vlenë të bëhet fjalë më tej dhe disa të tjera të shquhen më shumëj.

Tradhëtia partizane në Gjostil
Pothuajse fill pas mledhjes së Kroit të Bardhë, kur filloi lufta e hapur frontale kundërgjermane (10 gusht, 1944) dhe kur ende vazhdonte, ndodhi ngjarja e Gjostilit, goditja ndaj Muharrem Bajraktarit prapa shpine tradhëtisht e partizanëve të brigadës së 5të të posa ardhur në Lumë për ta zhdukur atë. Kjo ngjarje e ka tërhequr, si me rëndësi të veçantë që është, edhe vëmendjen e N. Dokles. Edhe për këtë, autori e mbështet punën e tij si në dokumente (Velimir Stojniq), po ashtu edhe në dëshmi të Sabri dhe Elez Çejkut të dhëna nga Lutfi Çejku. Ndonëse ata kanë qenë pjesëmarrës në luftë, ata nuk kanë qenë në Gjostil, por kanë qenë në Frontin e Krenzës në grupin e Dostan Rexhepit. Për këtë, sa i përket ngjarjes në Gjostil, ku u zhvillua ajo dramë që përfundoi në tragjedi, madje të madhe, në luftë civile. ata e kanë pasur me të dëgjuar. Kurse të rinjët Lutfi Çejku dhe Ramadan Gjana, të dy nga Lusna, u kanë sjellë ushqime luftëtarëve në Krenzë. Kështu, dëshmia e tyre, ndonëse informative për luftën kundërgjermane në përgjithësi, si ajo e Velimir Stojniqit serb për Gjostilin, në veçanti, ka shprazëti. Duke qenë ata të dy analfabetë, është e qartë se “dëshmitë” e tyre sikur që janë paraqitur, janë të përpunuara dhe, me siguri, edhe janë zbukuruar me imagjinatën e mjekut Lutfi, gjë që ka qenë jo vetëm guximtar për këso gjërash, por edhe ka pasur shkathtësi në atë drejtim. Për ta parë këtë, mjafton të shihet fjalori i pjesëve, i cili nuk u përket atyre fshatarëve, kurse Elezi ka pasë vdekur disa dekada më parë se të përpilohej shkrimi, pa lënë gjë as me gojë, as me shkrim. Nëse kanë ekzistuar ato, gjë që nuk dyshohet ajo e Sabriut, se ai ka jetuar gjer vonë (dhe shkruesi i ka shiritat manjetofonik me dëshmi të tij kur qe në Amerikë), ato duhej të jepeshin ashtu siç kanë folur ata, katundarçe, thjeshtë e qartë, “shul e ship”. Sidoqoftë, këta bashkë me V. Stojniqin serb, kanë qenë dëshmitarë të dorës së dytë sa i përket Gjostilit, i pari i informuar nga veglat e tij partizane dhe të dytët nga pjesëmarrësit ose nga ndonjëri që ka pasë dëgjuar për të, shprazëtitë e së cilës e tregojnë këtë.
Por për ngjarjen e Gjostolit, për atë tradhëti të madhe që mori jetë njerëzish dhe shkaktoi luftë qytetare dhe që është përfolur aq shumë, ka të dhëna me shkrim, së pakut, nga një pjesëmarrës. Ky quhet Dalyp Zyberaj nga fshati Breki i Lumës. Për këtë ngjarje, ai ka pasë folur shpesh pothuajse sa herë që jemi takuar, sepse tregonte për trimërinë e tij. Më vonë, sipas kërkesës së shkruesit, edhe e ka pasë ngurtësuar atë me shkrim. Në njërën nga letrat që i dërgoi atij nga Parisi, Francë (24/9/1992), ai flet për atë ngjarje. Ndër të tjera, ai thotë: “Sa i përket luftës me komunista në Gjostil me Muharrem Bajraktarin kam qenë present dhe jam plagos në Gjostil”(sic). Ai shton në atë letër: “Keto janë te verteta se kame qene vete presen (sic)”. Po këtë e tregon më gjatë D. Zyberaj në letrën tjetër që i ka pasë dërguar atij, më 6/12/1975, e cila ka qenë botuar në të përkohëshmen “Luma”, Kukës (...). Në të D. Zyberaj shkruan: “Ishim tue qindrue anmikun përball me pushkë e pa pushkë. Nji ditë të sabahit posa kish lind dielli ishim rrethue tansisht nga komunstat internacional dhe qellimi kryesor ishte me mujt me vra Muharrem Bajraktarin dhe erdhën që të diskutojnë me kryekomandantin e Lumës, M. Bajraktarin. Për këtë qëllim dy ushtarë erdhën te M. Bajraktari ku qe i vendosun dhe e thirrën me ba nji takim. Tue u pajtue me ta, ai u tha”: “Shkoni se do të vij”. Me që u vonue pak, përgjegjësit partizanë dërguen edhe dy të tjerë, tue kërkue që ai të shkojë sa ma parë në takim. Mbas kambënguljes së partizanëve, M. Bajraktari, pa u këshillue me njerëzit e tij, por si i shqetësuem, u drejtue për në vendin që e kishin caktue partizanët. Këtë, pa u kërkue e shoqënoi “Zulfi Maliqi, Sadik Spahija, dhe ndonjë tjetër, gjithsejt nja 10 deri 15 veta”(sic), thotë Dalyp Zyberaj. Kurse Ramadan Gjanaj (i cili ka qenë në frontin e Krenzës me Dostan Rexhepin) sqaron më tej: “Sadik Spahija, Hamdi Bajraktari, Dalyp Zyberaj me mitroloz, Zenel Gjuta, Isuf Koka, Qazim Dragoshi, Taip Nuhija, Osman Sherifi” dhe ndonjë tjetër. Shih edhe  (E. Bilali, “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjeta”, Lezhë, 2004, f.181-182) dhe letrat e cituara.

“Me ta fillue bisedën, partizant i kërkuen M. Bajraktarit që t’i bashkojnë forcat” (sic). Këtë propozim nuk e pranon M. Bajraktari, duke thënë se: “Nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Ju luftoni në një anë, ne në një tjetër” (sic). Pra, jo ashtu siç e vënë në dukje disa se gjoja ai “... nuk pranoi t’i angazhojë forcat kundër gjeramanëve”, ose “Nuk donte të bashkëpunojë me komunistët”, një mendim absurd, sidomos kur dihej se ai ishte i angazhuar në atë luftë. Qëndrimi i M. Bajraktarrit, s’do mend, se i pritur, sikur nuk u pëlqeu përfaqësuesve partizanë. Prandaj ata filluan t’i japin atij disa lekcione “atdhetare”. “Fjalët ishin të shkurta me komandantin e kuq Bako Dervishin” (sic), thotë dëshmitari pamës Dalyp Zyberaj. Sjellja e tyre e shqetëson M. Bajraktarin, i cili duke nuhatur gjendjen, pyeti se “Kush ua ka mësue këto marifete, sllavët e Ballkanit që përpiqen me i zhdukë shqiptarët nga vendet e tyne ... ?” (sic) dhe duke u sjell pak si përçmueshëm dhe duke mos e zgjatur fjalën, largohet nga takimi. Pas një çasti, sidomos pasi e ndiejnë veten të sigurtë përfaqësuesit partizanë, s’do mend se me urdhën të “Bako Dervishit, komandanti që na ra në Gjostil” (sic), thotë D. Zyberaj, duke u përpjekur për të realizuar skenarin e parapërgaditur për të vrarë M. Bajraktarin, sulmojnlë. “Të gjitha predhat u hodhën mbi kryetarin. Nuk kishim se nga të rrotullohshna nga zjarmi i anmikut dhe altileria gjermane. Hidhen me mija predha..(sic). “   nji za na ka britë: Zjarm djemt e Lumës” (sic), ky, tue mbajtë cigarishten në gojë, pa u ulë fare dhe pa u përpjekë të mbrohet, gjuen shpesh me pushkë. “Po ashtu filluem të gjuejmë edhe na me pushkë, me mitroloz, me bomba dhe me çka kishim. Ka vazhdue nji zjarm i papremë, që bana edhe unë nji qendresë me mitroloz të randë Preta Italian, e cila mbahet mend prej të gjithë si kanë qenë në luftë me ta, ku hidhen me qinda predha në minut. Kështu zjarmi i jonë hapi rrugën e daljes nga rrethimi” (sic). Pushka vlon tashmë nga të gjitha anët. Pas pak kohe ajo përqendrohet te kulla e Kadri Ahmetit nga ku, për shkak të sulmit të rreptë, u detyruan të tërhiqeshin....Vlenë të shtohet se M. Bajraktari kurrë nuk ka bajtur marshinkë, por vetëm pushkë që gjuan rrall, por vret shpesh e larg!

“Kështu zjarmi i jonë hapi rrugën e daljes nga rrethimi komunist. ... Nga ana e jonë u vra Osman Sherif Bajraktari, Ilmi Dani i Kolesjanit dhe Dalyp Nuhija (Zyberaj) i Topojanit u plagos dhe Tasim Spahija u zu rob”.

Lidhjet e M. Bajraktarit me viset shqiptare të pushtuara
Në po të njëjtën faqe, studjuesi N. Dokleja bën fjalë edhe për lidhjen e M. Bajraktarit me vendet shqiptare të Kosovës së ngushtë dhe të Kosovës së gjërë - Pollogut. Këtë e vë në dukje B. Bajraktari duke thënë se, “Një letër identike i kishte dërgue Nijazi Alushani(t) me anën e Hamëz Rexhepit” (sic), “Promemorie...”, f.125 e shkruar me dorë dhe f. 63 e shtypur me makinë). Kur thotë autori se M. Bajraktari “Siguroi bashkëpunimin e nacionalistëve shqiptarë në Prizren dhe Maqedoni” e vë në dukje këtë, po emrin e Hamëz Rexhepit nuk e shënon.

Pra lidhjet me Kosovë, mbahen përmes Hamëz Rexhepit dhe sidomos me Mefail Zajazin në Pollog, me që Hamëz Rexhepi jotonte dhe vepronte atje, pa i humbur lidhjet me M. Bajraktarin dhe njerëzit tjerë të Qëndresës në Lumë.

Po kështu është një hall edhe me shkuarjen e Mefail Zajazit në tubimin e Shkoza e Fshatit. Për këtë Bajram Bajraktari bën fjalë në “Promemorie ...” faqe 63 e shtypur me makinë dhe 125 e shkruar me dorë, e cila faqe në kopjen që kam nuk lexohet qartë. Prandaj po jepet pjesa që ka venë në dukje  N. Dokleja: “Gjatë periudhës korrik gusht (Në të vërtetë kanë qenë vetëm 10 ditë  - Neshat Bilali, pjesëmarrës), Muharremi ka qëndruar në pyellin “Shkoza e Fshatit” dhe “Mali i Gjegjun” (Buzmadhe). Këtu erdhi Mefail Zajazi nga Kërçova e Maqedonisë me 8 vetë...” (sic). Kjo ashtu siç është thënë është një gjysmë e vertetë. Ja e vërteta e plotë:
Në dimrin e vitit 1944/’45, Hamëz Rexhepi ishte strehuar në Negotinë, Gostivar, te Izet. Zylbehari, mik shtëpie i Mefail Zajazit. Me që i ishte bërë i pamundëshëm qëndrimi Mefailit në vend të vet, ai me djalin e tij, Xhemën, vjen te miku i tij, Izet Zylbehari ku ishte Hamëzi. Me që aty tashmë nuk mundnin të qëndronin se u bënë shumë, në një ditë dimri me stuhi e dëborë, shkojnë në Lumë dhe ... përfundojnë te Daut Hoxha i Çajës, ku qëndrojnë gjithë dimrit. Gjatë pranverës dhe një pjesë e verës sillen për disa kohë nëpër Lumë. Kur bëhet takimi te Shkoza e Fshatit dhe Mali i Gjegjun, atje shkon Hamëz Rexhepi bashkë me Mefail Zajazin dhe djalin  i tij. Pas përfundimit të mbledhjes, ata erdhën te ne në Pozhoran. Pastaj Mefailin e përcolli Hamëzi me luftëtarët e tij për në vend të vet, ku ra në pritë dhe pas luftimesh, u vra (Esat Bilali, “Shkrime Historike” Lezhë, 2002, f. 77-78 dhe E. Bilali, “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra”, Lezhë. 2004, f. 129; po ashtu, madje më gjatë shih Neshat Bilali, “Rindërtimi i historikut të Pollogut 1941-1946”, Prishtinë, 2012, f. 129 dhe 130).

Kështu, pra, qëndron çështja e Mefai Zajazit dhe pjesëmarrja e tij në tubimin e Fshatit. Se çka kanë bërë me Muharrem Bajraktarin dhe çfarë informacionesh i ka dhënë Mefaili atij, nuk dihen, sepse B. Bajraktari nuk ka qenë pjesëmarrës, po ka qenë, siç thotë vetë, i sëmurë në Ujmisht. Megjithatë, M. Bajraktari mund t’i ketë treguar atij se çka është folur me të.

Një pështjellim në interpretim
Po ka edhe një hall tjetër. Te shumë studjues dhe te jo studjues, luftëtarët e M. Bajraktarit quhen bashkëluftëtarë të tij, dmth. të gjithë janë bërë gjeneralë. Këtë mendësi e kanë shprehur njerëzit sa të paditur, aq edhe për qejfbërje. Kjo mendësi ka qenë aq e përhapur, sa ia kanë shitë edhe autorit të monografisë, N. Dokles. Por kjo nuk i përgjigjet njëmendësisë historike, sepse çdo njëri në rradhët e M. Baraktarit bëhet i barabartë me të, gjë që jo vetëm nuk qëndron, por është edhe e pa kuptimtë edhe qesharake. Në të vërtetë, M. Bajraktari e ka pasë quajtur bashkëluftëtar të tij vetëm Dostan Rexhepin (Esat Bilali, “Letërkëmbimi 1”, Prishtinë, 2014). Kjo ishte edhe e drejtë, sepse Dostan Rexhepi ka qenë në shumicën e herave me të, madje, siç thotë B. Bajraktari, ai ecte para në paqë dhe para në luftë. Po kështu nuk mund të konsiderohet bashkëluftëtar i tij as Tahir Vata, as z. Neshat Bilali dhe as Elmaz Çejku, madje as Imer Miftari, sepse këta të gjithë, si shumë të tjerë, kanë qenë luftëarë të tij, ushtarë.

Po ndër këta veçanrisht Elmaz Çejku është tjetërsuar. Në të vërtetë, ai kurrë nuk ka qenë në rradhët e Muharrem Bajraktarit, po gjithënjë në ato të Hamëz Rexhepit për disa vite në Gostivar bashkë me Sabriun dhe ndonjë çëjk tjetër sipas rastit. Kur e filloi luftën M. Bajraktari kundër pushtuesit gjerman, Elmazi dhe Sabriu, të ardhur në Lusën për t’u parë me familjet e tyre, iu bashkuan me lusjanë tjerë Dostan Rexhepit dhe, pasi arritën në Bicaj përmes Kolesjanit dhe u bashkuan me M. Bajraktarin, u turrën dhe hapën frontin e Krenzës. Pas shkatrrimit të frontit kundërgjerman për shkak të sjellljes së pabesë dhe tradhëtare të partizanëve Shefqe Peçit, ata prapë shkuan në bazën e tyre te Hamëz Rexhepi në Gostivar, ku morën pjesë në shumë përleshje, luftëra dhe beteja me të dhe vendas kundër forcave pushtuese serbo-maqenone. Pas mbarimit të luftës, Sabriu u dorëzua. Po ashtu bëri edhe Elmazi pas vresjes së Hamëzit, ndonëse ai kishte kaluar që më parë në rradhët e Dostanit, duke e dorëzuar edhe pushkën. Por Elmazi, si luftëtar trim dhe besënik i Qëndresës, prapë u arratis dhe shkoi të Dostan Rexhepi, të cilit, në të vërtetë, ia kishte dhënë besën se do të vdiste me të. Me të ndodhi edhe në do përleshje të tjera kundër komuniste, si në Limth dhe te stanet e Buzëmadhes (Esat Bilali: “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra” Lezhë, 2004). Në ndërkohë merret vesht se Elmazit do t’ia internonin familjen. Prandaj babai i tij, Tosun Çejku, për t’i ikur internimit për shkak të moshës, u arratis. Pas luftës kasaphane njëditore të Shpatzës, ku nuk ndodhi as Dostan Rexhepi, as Sefë Xheladin dhe ku u vranë disa luftëtarë të M. Bajraktarit, ”me të u bashkua Dostan Rexhepi” me grupin e tij, “që përbëhej nga Neshat Bilali, Elmaz Çejku, Tosun Çejku, Avdi Rakipi” dhe, në ndërkohë, edhe Sefë Xheladini, të cilët erdhën nga Tërshena në Majë të Vogël të Gjalices, afër fshatit të Lojmes. “Shih N. Dokle, “M. Bajraktari monografi”, f. 73.

Tjetërsimin e Elmaz Çejkut, pra, e ka bërë Lutfi Çejku me metodologjinë e tij të shkruarjes “histori” me panegjerizimin e disa fotove (shih foton e tij dhe dorën e prishur...) dhe me litotën e disa të tjerave, gjë që është folur shumë në librin Esat Biali, “Betejat e reja nuk fitohen me armët e vjetra”, Lezhë, 2004). Shtoj se këta të gjithë ishin pjesë e Qëndresës prirë nga M. Bajraktarit, të Dostanit dhe të Hamëzit.

Duhet vënë në dukje se ngjarja e Lojmes është bërë pak e koklavitur. Këtë gjendje e ka shkaktuar paraqitja lajthitëse e B. Bajraktarit, me siguri për qejfbërje të komunistëve dhe për lehtësime vetjake në rrethanat nëpër biruca. Po këtë mund ta kenë ndihmuar edhe pasojat e gjata dhe të rënda disa vjeçare në birucat e UDB-së jugosllave dhe të Sigurimit të Shqipërisë. Si mund të shpjegohet ndryshe kur thotë se Neshat Bilali ka dalë në greqi pa pushkë, kur ai kishte rënë në duar të serbo-maqedonëve në maqedoni një ose dy ditë para dhe nuk e dinte se si u zhvilluan punët pastaj?! Po ashtu atë mund ta ketë ndihmuar edhe ndërhyrja e aparatçikëve komunistë gjatë daktilografimit të dorëshkrimit. Për shembull, ku e diti Bajram Bajraktari emrin e Shyqyri Mekës të vrarë në Lojme, kur dihet, siç thotë z. Neshat Bilali, se “emrin e tij e kemi mësue kur kemi shkue në kampe të Greqisë nga një i afërm i tij?” Sigurishte se aparatçikët ia kanë treguar Bajramit për t’i sajuar atij lëvdata! Po nuk ka fije dyshimi se këtë koklavitje e ka ndihmuar, madje më shumë, përvetësimi me zell i Lutfi Çejkut i pikëpamjeve të gabuara të komunistëve, për t’iu kundërvënë dëshmive që kanë dhënë pjesëmarrësit për arsye se ata nuk i përkrahin fryerjet hamendëse të tij dhe të cilët kanë qenë ndër bërësit e asaj ngjarjeje, z. E. Bajraktari dhe z. N. Bilali, të dy ende jetojnë në Amerikë, duke përfshirë edhe deklaratën e vetë M. Bajrajtarit fill pas ngjarjes, të cilat mendoj se nuk lënë vend për luhatje. Për këto, jo vetëm kur kemi shkruar kundër kritika, por edhe kur e kemi vlerësuar “Promemorie... “ e Bajram Bajraktarit (“E. Bilali, Betejat e reja ...”, Lezhë, 2004 dhe E. Bilali, “Shkrime historike”, Lezhë, 2002), i kemi bërë një numër sqarimesh. Ka qenë e nevojëshme, prandaj, që të konsultohen dy librat e përmendura më lart dhe të përpiluara më së shumti në mbështjetje të dëshmitarëve okularë dhe të dokumenteve autentike...

Një analogji turpi e njerëzve të këqinj
Është mjaft interesant hetimi i autorit, N. Dokles, i analogjisë për gjakderdhëje midis shpirtit fashist të zi dhe atij komunist të kuq. Kështu, ata do të përdorin çdo mjet të dhunshëm, do të siellen në çdo mënyrë të egër dhe do të zhyten në çdo baltë të pistë jo vetëm kundërnjerëzore, por edhe fund e krye kundërshqiptare, për të derdhur gjak vëllëzërish. Kështu, autori vëren etjen për gjak të të kuqëve: “Duhet të gjakoset Luma me Muharrem Bajraktarin sepse vetëm atëherë ai do të ndiqet dhe do të urrehet dhe që të bahet kjo, propozojmë që të bëhet kundërforma e njësiteve me elementa vendës...” (sic, f. 190). Sigurisht se kjo etje për gjak e kishte zanafillën te paraardhësit e skajshëm të tyre të zi, kur nënprefekti fashist i Kukësiti më 1942 kërkonte me tërbim nga eprorët e tij fashistë për ta zhdukur Muharrem Bajraktarin me bashkëluftëtarët e tij edhe me një mënyrë tjetër më të egër. Edhe për këtë autori vë në dukje: “Kërkohet ... bashkë me Tasim Spahinë për të ndjekur Muharrem Bajraktarin, se me fjalën e Muharremit Dostan Rexhepi nga Bicajt vrau vëllaun ... dhe kanë armiqësi” (sic, f. 190).

Këto kërkesa të komunistëve dhe të pataricave të pushtuesit fashist, nuk u sendërtuan. As njëri nga këta nuk pranuan të vinë në Lumë dhe të mbështillen në atë baltë fashite. Kurse Tasim Spahia, pasi u arrestua në Vlorë nga komunistët, që i shpëtoi pushkatimit me ndërhyrjen e Rrahman Parllakut (Rr. Parllaku, “Mirënjohje”, Tiranë 2007), i njoftuar për thirrjen apo jo sipas kërkesës së Sadik Spahis (Shefqet Hoxha, “Muharrem Bajraktari gjatë pushtimit italian 1939 - shtator 1943”, Tiranë 2001), Tasim Spahia erdhi në Lumë dhe iu bashkangjit njësitit të Muharrem Bajraktarit. A ka pasur ndërmend, sipas parashikimeve fashiste, ta kryente aktin kriminel që i kërkote pushtuesi me patericat e tij, nuk dihet. E vërteta është se ai nuk ka pasë shprehur as dyshimin më të vogël.

Si të këqia dhe të pista që ishin përpjekjet e fashisto - komunisttëve, asnjëra nuk dhanë pasoja të pritura, pos asaj që sajuesit e tyre ngelën, si nismëtarë të këtyre qendrimeve të errëta, me shpirt të gëlbazuar fashisto- komunist përgjithmonë.

Megjithatë, sa thuhet për Dostan Rexhepin me zell e vend e pa vend për denigrim, duhet shikuar ajo më drejt. Për shkak të këmbënguljes për vendosjen e rendit në fshat, vritet kryeplaku. Për ta marrë gjakun, të afërmit e tij marrin disa shokë, gjë që e marrin përsipër përgjegjësinë, dhe e marrin gjakun... Pra atë punë s’e ka kryer një person, po katër vetë, më kryesori ndër ta gjakmarrësi...

Me zhdukjen e të menduarit përmes ideologjive, më duket se ka ardhur koha që gjërat të shikohen me gjakftohtësi dhe me dorë në zemër, jo me kuptime politike, madje duke mos e ngatrruar edhe Muharrem Bajraktarin në atë fatkeqësi bashkë me ata tjerët që nuk u takon barra e “fajit”. Gazetarët dhe studjuesit bashkë me disa neofashistë, spijunët e djeshëm dhe të sotshëm të UDB-së dhe të Sigurimit famëkeq, që e potencojnë këtë ngjarje fatkeqe pa rëndësi histoorike dhe pa e ditur mirë thelbin e saj, duhet të mendojnë më shkoqitmas, më shkencërisht, kështu që mos të lejohen klishët e fashistëve, të serbistëve dhe zërat e djallëzuar ta keqpërdorin atë duke e interpretuar sipas qejfit të tyre për qëllime djallëzore. Studjuesi N. Dokleja, me kritikën e rreptë që u bën të dyja palëve me guxim dhe drejtësi, i mëshon gozhdës me çekan në kokë.

Në dritën e kësaj që u tha, vepra e N. Dokles “M. Bajraktari – monigrafi”, është shkoqitmas përpjekje e një studjuesi të rryer me një varg përfundiesh syzuese. Së pari, ajo është vepra e parë që e trajton jetën dhe veprimtarinë e atdhetarit të shquar M. Bajraktari që nga fillimi i veprimtarisë dhe mbarimi i jetës së tij. Së dyti, ai e shqyrton me sy e mendje tejet kritike gjithë baltën qi i është hedhur M. Bajraktarit nga patericat e pushtuesve, nga politika e skajëshme komuniste-bolshevike e nxitur dhe e drejtuar nga agjentët serbo-jugosllavë bashkë me atë baltën që hedhin sot pasardhësit e tyre pa u skuqur fare me gjithë ato grada akademike që mëtojnë se kanë, duke përfumduar se ato janë shpifje, shtrebërime, dashakeqësi, injorancë, urrejtje patalogjike, përpjekje të ulëta ziliqare, burracaki... Së treti, Të njëjtën gjë autori, Nazif Dokleja, duke i shikuar tejet me sy kritik edhe disa shkrime tejet hamendëse dhe fund e krye të pa mbështetura të disa shkruesve që spekkulojnë vetëm për të mbushur faqe për tregun dhe për rrahje të shpinës, të cilat gjithashtu i hedh poshtë si të pa mbështetura dhe pa asnjë vlerë. Së katërti, duke mbajtur parasyshë të dhënat autentike të para me dorë në zemër dhe të shqyrtuara me ndërgjegjen e një shkencëtari të vërtetë, studjuesi Nazif Dokleja vjen në përfundimin e pa shmangshëm se “Muharrem Bajraktari pa më të voglin dyshim është figura më e shquar e historisë së Lumës, Kukësit, nga më të spikaturat e historisë moderne shqiptare dhe njëherit më e përbaltura e regjimit komunist për 45 vjet me rradhë...”.

Neshat Bilali, veteran i Luftës)
Esat Bilali, Sr. Sc.
Tetor, 2014

Sh. B. A.



LUFTA E MALIT TË THATË TË PËRMBI SHKUPIT

Dalloja të përgjithëshme
Lufta e Malit të Thatë të përmbi Shkupit, e bërë kundër pushtuesve serbo-maqedonë, asht njana ndër luftat ma të rrepta që asht ba në Pollog. Ajo u organizue në rrethana të veçanta, për çfarë u parapa që të marrin pjesë jo vetëm krenët kryesor të qëndresës së Pollogut me forcat e tyne, por dhe me masat e popullit. Për atë u banë përgaditje të mira, tue mbledhë një numër të konsiderueshëm luftëtarësh, të cilët ishin gati të vdesin kundër anmikut të ri pushtues serbo-maqedon. Kjo u provue në luftimet që zhvilloi qëndresa shqiptare, kështu që anmiku jo vetëm nuk mundi t’u qëndrojë atyne, por u detyrue të tërhiqet me humbje të rënda.

Të dhënat për Luftën e Malit të Thatë

Për Luftën në Mal të Thatë të përmbi Shkupit, me sa di, asht folë shumë, por asht shkrue pak. Nji përpjekje të çiltërt kanë ba dy studjuesit nga Kosova, Ali Llunji dhe Ilaz Mata, në të ashtuquejtunën monografi “Xhemë Simnica”, Tiranë, 2001. Ndonëse këta studjues janë intelektualë, tue u mungue të dhanat, tue mos qenë pjesëmarrës dhe tue mos u mbështetë në dëshmitarët autentikë, po në disa që duket se nuk kanë qenë pjesëmarrës, tue mos u mbështetë në ndonji dokumet, nuk kanë mund të sqarojnë pothuejse asgja për atë luftë, për të cilën flitet në faqen 117-120. Aty përmendet nji luftë në pranverë 1943, kur ende ishte vendi nën pushtimin italian dhe flitet se si Xhemë Simnicën i kanë sulmue divizionet bullgare, gja që kurrë nuk ka ndodhë, por Xhema gjithënji i ka pasë sulmue forcat sllave serbo-maqedone. Përmendet Llazaropoli, pa ndonjë imtësi. Përmendet vetëm emni i Xhemë Simnicës, që e dishin edhe foshnjet dhe askush tjetër. Por përmendet fjala “at mëngjes”, gja që ashtë e vërtetë. Po ashtu shënohet vjeshta e vitit 1944, jo tetori kur ndodhi ngjarja. Flitet për vendin e vdeshun nga drutë dhe për gurët dhe për anmikun frikacak....Si pasojë, ky lloj informacioni i shkapërderdhun dhe pa lidhje me zhvillimin e luftës, që nuk ka ngjarja as fillim, as zhvillim dhe as mbarim, jo vetëm nuk sqaron gjë, mbase edhe për shkaqe tendencioze të injorantëve, por asesi nuk asht bindëse... Prandaj, në saje të dëshmitarëve pjesëmarrës me të cilët kam qendrue gjatë: Bajram Dobërdollin, Elmaz Çejun, Adem Gjanën dhe të tjerë, tue përfshi edhe Hamz Rexhepin, ndonëse ai nuk fliste për veten, dhe në saje të nji letre që ka lanë si dëshmi pjesëmarësi Adem Gjana, po e rikonstruktoj, ndonëse pjesënisht, atë që ka lidhje me Hamz Rexhepin, Luftën e Malit të Thatë të përmbi Shlupit.

Hymje
Në Lumë, mrenda një kohe dhe sidomos gjatë gushtit 1944, u grumbulluen shumë forca komuniste, për shkak se ishte si zonë e lirë kundër fashisto-naziste, për shkak se baheshin përpjekje për të shkarrue dhe zhdukë Muharrem Bajraktarin dhe për shkak se e ndjeshin veten më të sigurtë. Me partizanët komunistë të Shqipënisë kishte edhe partizanë komunistë nga Kosova – shqiptarë dhe serbë.
Por me ngjarjet që u zhvilluan në Lumë, tue fillue me goditjen prapa shpine ndaj Muharrem Bajraktarit, me luftimet kundër partizane të lusjanëve në Kolesjan dhe Lusën me katunde të tjera dhe me terrorin partizan pastaj në Lusën e sidomos me kërmishin në Buzëmadhe dhe në Novosej, tue përfshi edhe operacionin partizan të komunistit serbofil Kadri Hazbiut kah fundi i shtatorit 1944 për të zhdukë Hamz Rexhepin, sigurisht se të shtymë edhe nga serbo-maqedonët, do të shkojnë në Muzdaqe te stani i Islam Lushit, ku i pritën me pushkë luftëtarët e Hamzit, sidomos trimat Zenel dhe Elmaz Çejku. Luftimet zgjatën për nji kohë dhe përfunduen me hymjen e partizanëve në stan tue kërkue Hamzin, por u tërhoqën shpejt, sepse iu tha atyne se ka shkue me marrë forca dhe vjen shpejt, gja që bani të ikin komunistat, i cili vërtetë erdhi dhe i ndonoqi. Edhe ky operacion, me zanafillë nga Kolesjani i Lumës, nuk dështoi, se la të vrame vetëm disa dhen...! (Për ma gjatë shih: Esat Bilali “Kosovë – Tetovë, Gostivar, Kërçovë), 2001, Tiranë.
Në ndërkohë, një grup partizanësh që gjindej në viset e Dibrës - në Peshkopi (serbë, maqedonë dhe shqipfolës), të forcuem nga ndihmat e aleatëve, i sulmuen dhe i shkatrruen anmiqët e tyne atje. Këta mbasandaj filluen të lëvizin, sigurisht se të urdhënuem nga planifikuesit e tyne, grejt Pollogut. Tue udhëtue në atë drejtim gjatë natës, ajo forcë partizane kaloi nga Kalaja e Dodës, Çajë, Vrasë e Vogël, nëpër bjeshkën e Kuqibabës, nëpër Pozhoran, në mes Toplicës e Dobërdollit, pranë Çegranit, në Mal të Thatë dhe u vendos diku afër fshatit Koritë.
Krimet e komunistëve në Lumë, (të cilat i kishin prekë drejtëpërdrejti disa luftëtarë të Hamzit), përpjekja për të zhdukë Hamz Rexhepin në Muzdaqe, kalimi gjatë natës i tyne nëpër Pollog, madje mu pranë shtëpisë ku banonte Hamz Rexhepi në Pozhoran (më kujtohen gjurmët e kuajve para shtëpisë në Pozhoran në rrugën që çon për Toplicë, jo vetëm e idhnuen shumë Hamz Rexhepin, por edhe e nevrikosën bashkë me popullin e Pollogut, i cili kërcënohej drejtpërdrejti. Prandaj, ai u përpoq me mish e me shpirtë për me organizue nji fushatë për shkatrrimin e tyne, sikur që bajshin edhe me partizanët tjerë kur merrshin vesht se ku gjindeshin. Këtë ide ua tregoi Hamzi jo vetëm Xhemë Simicës dhe Mefail Zajazit, bashkëluftëtarëve të tij, por edhe shumë krerëve të tjerë të vendit, të cilët e përkrahën me vendosmëni për me luftue nji anmik që i kërcënonte levërditë e tyne dhe të kombit... .Data dhe koha  e sulmit u caktue. Po ashtu edhe ora: heret në mëngjes, në befasi..

Përhapja e kushtrimit
Kushtrimi u përhap nëpër shumë katunde, sidomos në Kalisht,, Dobërdoll. Llomnicë, Gjurgjovisht, Negotinë, Senakos, Toplicë Vrapçisht dhe të tjera. Nji numër vullnetarësh u lajmëruen, tue ba nji forcë të madhe luftëtarësh. Por ma së shumëti luftëtarë pati nga Çegrani, si katund i madh që ishte. Sigurisht se nuk kanë mungue edhe ata nga Korita dhe fshatra të tjera për qark.
Unë nuk kam marrë pjesë në luftën e Malit të Thatë, sepse më la Hamz Rexhepi të kujdesem për shtëpinë dhe të mos vritemi të gjithë, me qenë se tashma nuk kishte siguri. Po që nga fillimi i përgaditjeve kam qenë i informuem, jo shumë nga Hamzi, se ai nuk fliste për të, po nga lajmi kur u përhap për vrasjen e tij, po ashtu edhe nga disa luftëtarë pjesëmarrës të çetës së ngushtë të Hamzit, si Elmaz Çejku, Elez Dauti, Hasan Tosuni, Adem Gjana, Bajram Dobërdolli dhe të tjerë.

Zhvillimi i luftës
Lajmet ishin përhapë që forcat serbo-maqedone me disa vegla shqiptare ishin vendosë në fshatin Koritë ose aty afër. Prandaj ato duhej të shkarroheshin. Hamz Rexhepi “... e cila luftë asht kryesue prej tij” (Adem Gjana pjesëmarrës: “Letra”, 13.VII, 1966), tue i pri çetës dhe kontingjentit me Bajram Dobërdollin, Izet Dobërdollin, së cilës gjatë rrugës i bashkohen edhe luftëtarë nga katundi i madh Çegran, madje nji numër i madh, me siguri ka pasë edhe nga Korita, shkon drejt në atë katund. Por atje nuk i gjen partizanët serbo-maqedonë. U thuhet atyne që hoxha i katundit e di vendin se ku janë vendosë partizanët serbo-maqedonë. Por edhe në vendin e caktuem prej hoxhës ata nuk gjinden. Tue kërkue andej dhe këndej, papritmmas, e nënvizoj, papritmas, qendresa shqiptare e heton vendin ku ishte vendosë anmiku. Prandaj menjiherë shpërndahen tue i zanë pusitë dhe, pa humbë kohë, sulmi i befasishëm, siç e ka pasë zakon Hamzi, fillon heret në atë mëgjes të tetorit të vitit 1944, “... se luftën ma parë e ka fillue Hamzi”, tue u turrë kundër partizanëve serbo-maqedonë, thotë pjesëmarrësi Adem Gjana (Letra: 13.VII. 1966), me zjam e zhurmë të furishme. Këasj, edhe në atë çast të befasishëm, partizanët serbo-maqedonë, me armatimin e tyne të shumllojshëm dhe me urrejtjen raciste kundërshqiptare, turren me tërbim e forcë shkatrruese, tue prodhue zjarm e tym të tmershëm me pushkë, mitroloza, murtaja dhe bomba. Zjarmi i rreptë vazhdon me tërbim dhe paraqitet jo vetëm kërcënues, por edhe i rrezikshëm, sikur që tregojshin pjesëmarrësit. Por kjo furi nuk i tremb luftëtarët shqiptarë, të cilët iu kundërvunë me më guxim, me pushkë, me mitroloz e me bomba. Tue vazhdue kështu luftimet, u përdorën edhe “ndërkambësa”. Në nji çast, Hamzi ia sheshon kësulën anmikut, thonte luftëtari pjesëmarrës Adem Gjana, të cilën e vrasin anmiqët dhe turren përpara, tue mendue se e kanë shue atë votër të qëndresës shqiptare. Por luftëtarët e qëndresës trima e të vendosun e presin me guxim sulmin jo vetëm tue e ndalue hovin shkatrrues të tyne, por edhe tue i vra. Në këtë rrethanë, në rradhët e luftëtarëve tanë përhapet fjala se asht vra Hamz Rexhepi, e cila në atë ditë Bajrami shkon fill te familja e tij nga ndonjë i ikun nga lufta. Prandej disa e lëshojnë luftën dhe fillojnë të tërhiqen. Por shpejt merret vesht që Hamz Rexhepi nuk ishte vra dhe luftëtarët fillojnë të kthehen prapë, tue hy në luftime me guxim e vendosmëni. Ndërkaq forca e partizanëve serbo-maqedonë fillon të zbehet. Në këto çaste arrinë edhe Xhemë Simnica (Unë e kam përshkrue ma së shumëti luftën që asht zhvillue në krahun ku ishte Hamz Rexhepi me çetën e tij dhe me forca të tjera vullnetare, jo atë në krahun pas ardhjes së Xhemës me forcat tjera, meqenëse unë nuk i di të veçantat e atyne luftimeve...), me forcat e tij të shumëta (Pritej që edhe Mefail Zajazi të marrë pjesë, por ai nuk erdhi, sepse i kishin dalë telashe në vendin e tij). Tue u shpeshtue zjarri i luftëtarëve të shqiptarëve, forcat serbo-maqedone komuniste fillojnë ta humbin hovin edhe ma shum. Sa më shumë që rritej tashmë zjarri me ardhjen e Xhemës, aq më shum zvoglohej hovi i anmikut sllav komunist. Me kalimin e kohës, mbas shumë humbjesh, komunistët serbo-maqedonë filluen të tërhiqen. Pjesëmarrësi Adem Gjana thotë: “... por ma me ransi shum për Hamzin janë Lufta në Sogore (Mali i Thatë – nb), dmth. shpartallimi i shtapit komunist në Poreçe...”, (letra 13.VII.1966, Liezhë, Belgjikë). Se çfarë humbjesh ka pasë anmiku, nuk dihet me saktësi, po e vërteta është se ata nuk mundën t’i qëndrojnë zjarmit shkatrrues të shqiptarëve. Kjo pjesë e forcave serbo-maqedone, tue u rinovue me forca të reja nga Prilepi e tjera, duket se ka shkue për të pushtue tashma Kërçovën, por së pari Zajazin dhe pastaj, pasi e shkatrruen këtë, e sulmuen Kërçovën në nandor 1944, të cilën shumë lehtë e pushtuen...

Përfundim
Simbas pjesëmarrësit Adem Gjanës, forcat shqiptare jo vetëm i qëndruen forcës serbo madedone, por edhe e shkarruen atë, mbetjet e së cilës u tërhoqën. Nuk don mend se nga ana e anmikut ka pasë të vramë. Por po ashtu ka pasë të vramë edhe nga ana e jonë. Njani nga këta, që ishte në kampin e Hamzit, ka qenë Izet Dobërdolli, (mik i ngushtë i tij, te shtëpia e të cilit shhkojshim si në shtëpinë tonë). Nji tjetçr ka qenë Ramiz Media i Kalishtit dhe disa tjerë, të cilëve nuk ua di emnat.
Neshat Bilali, veteran i luftës
Gusht, 2012, ShBA

Çlirimi i Kërçovës dhe pushtimi i saj pastaj prape nga pushtiesi serbo-maqedon në nandor 1944

Me kapitulimin e pushtuesit fashist italaian në shator 1943, një gjendje e re, si kudo në viset shqiptare, u sajue në viset shqiptare të Tetovës dhe të Gostivarit. Forcat partizane serbo-maqedone, ndonëse ende të dobëta, filluen të dalin në shesh, të cilat përpiqeshin të vendosin sundimin e tyne në vende të ndryshme shqiptare. Kështu, nji grup partizanësh me disa kamiona erdhi nga Dibra e Madhe për të marrë në dorë qytetin e Gostivarit. Kjo shkaktoi alarm dhe forca të ndryshme të Qëndresës u aktivizuen me armë dhe pa to kundlr këtyne. Ndër këta dalloheshin Xhemë Simnica me çetën e tij të ngushtë dhe me një mori ndjekësish dhe Hamz Rexhepi me çetën e tij dhe të tjerë nga ana e ndikimit të tij, në të cilën vepronte gjithënji edhe Bajram Dobërdolli, vëllamë i Hamzit. Sigurisht se kishte edhe të tjerë si Haqif Reçani dhe të tjerë... Shpejt nji pritë u vu në Reven, karshi Reçanit. Këto jo vetëm e ndaluen përparimin e atyre partizanëve sllav drejt Gostivarit, por edhe u kërkuen atyne që të shkojnë nga kanë ardhë, nëqoftëse duen që të mos derdhet gjak, sepse asesi nuk do të lejojmë të udhëtoni drejt Gostivarit. Tue e pa vendosmëninë e Qëndresës, ato u detyruen të kthehen nga kishin ardhë. Po në këtë kohë forcat partizane serbo-maqedono me disa vegla të tyne shqiptare pushtuen Kërçovën, mbase andaj nga tetori 1943.
Tue qenë të ballafaquem me këtë gjendje të re, Xhema, Hamzi dhe prijës të tjerë vendosën që të bahet nji mbledhje në Gostivar për me bisedue se çka të bahet me çashtjen e pushtimit të Kërçovës nga forcat partizane serbo-maqedone. Si pasojë, vendosën që të luftojnë dhe ta çlirojnë Kërçovën. U caktue dita dhe u kthyem nëpër vendet tona për të mbledhë luftëtarë nga Gostivari me rrethinë, numëri i të cilëve mbase arriti përmbi 200.
Kur erdhi dita e caktueme, u mblodhëm dhe hipëm në një tren të vogël në Gostivar, i cili na çoi deri në Simnicë, meqenëse nuk kishte fuqi për të shkue ma tutje. Aty u shpërndamë nëpër fshat ku bujtëm nji natë. Mbasandej shkuem afër Kërçovës dhe pamë, tue shikue me dylbi, ku partizanët kishin vu nji farë kufini. Ndërkaq, u vendos që ata të sulmohen. Luftimet vazhduen për një kohë dhe forcat partizane serbo-maqedone humbën si shurra e pulës. Pastaj u kthyem vonë në Zajaz, ku bujtëm atë natë dhe nji natë tjetër. (Këtu vlenë të shënohet se gjatë këtyne luftimeve ishte kapë nji partizan, të cilin ia dorëzojnë Xhemës. Ky donte ta pushkatonte partizanin. Por Hamzi nuk e lejoi, sepse ai kishte qenë një komunist i quejtun Ymer Domi nga fshati i Muharrem Bajraktarit, shënon pjesëmarrësi i çetës së Hamz Rexhepit, Adem Gjana, shih Neshat Bilali, “Rindëetimi i historikut të Pollogut, 1941-1946, Prishtinë, 2012).
Po me qenëse nuk kishte fije organizimi atje për të luftue pushtuesin e ri serbo-maqedon, u mbajtë një mbledhje te xhamia e fshatit Zajaz, ku u kërkue nji njeri që kishte mundësi me udhëheqë popullin. U tha se është një Mafail Shehu, i cili ishte caktue nga pushtuesi si roje në kufinin me Bullgari, me që kishte pasë ditë pak italisht (Se ku kishte mësue italisht, nji Zot e di dhe unë gjatë kohës që Mafaili ishte me Hamzin, kurrë nuk e kam pasë pyet se ku kishte mësue atë gjuhë). Mefaili erdhi dhe mori për sipër për t’i pri atij populli. Bashkë me forcat që mblodhi ai, e sulmuem qytetin e Kërçovës. Atje qëndruem edhe nji natë dhe pastaj u kthyem në Gostivar.
Në verën e vitit 1944, Mefail Zajazi kishte vendosë të bëjë disa operacione në do fshatra të banueme nga sllavo-maqedonas, emni i të cilëve nuk më kujtohet, por mbaj mend se ishte nji vis diku në krahun e majtë të rrugës që çon ne Strugë, jo shumë larg nga qyteti i Kërçovës. Për këto operacione ishte lajmërue edhe Xhema edhe Hamzi. Prandaj Hamzi vendosi të shkonte atje nga ana e Mavrovës dhe Xhema drejt atje nga Gostivari. Me nji numër vullnetarësh, u nisëm për në Mavrovë. Kur mbërritëm atje, u takuem me disa që kishin ardhë nga Reka, ku dallohej nji Hatip Xhemali. Tue vazhdue rrugën, kaluem Bistrat dhe muerëm drejtim për në Llazaropol. Pasi bamë spastrimin e Llazaropolit gjatë na dy ditëve (shih..), muerëm drejtimin për me shkue në Kërçovë me u bashkue me forcat e Mefaili, vendin e saktë të oepracioneve të tij nuk e dishim. Por kur iu afruem Kërçovës, pamë nji vis që dilte tym, gjë që e muerëm me mend se atje ishte Mefaili dhe, kur iu afruem vendit, takuem Mefailin me forcat e tij. Aty mësuem se Xhema nuk kishte ardhë këtë herë. Atë natë bujtëm aty dhe në mëngjes i sulmuem partizanët serbo-maqedonë me veglat e tyne shqiptare. Mbas spastrimeve të partizanëve, bujtëm edhe nji natë aty me Mefailin dhe mbasandej u kthyem në Gostivar, tue u shpërnda nëpër shtëpiat tona.....
 Mbas kësaj ngjarjeje, Kërçova qëndroi në duert e shqiptarëve deri kah fundi i vjetit 1944, ndonëse sulmohej shpesh nga forcat pushtuese serbo-maqedone, por Mefail Zajazi me popullin e asaj ane nuk e lejoi qytetin të bjerë nën pushtimin serbo-maqedon. Ma në fund, forcat pushtuese serbo-maqedone, të cilat shpëtuan nga lufta e Malit të Thatë, shkuen me e pushtue Kërçovën. Por tash ata do të përdorin nji taktikë të re. Në vend që ta sulmoshin Këreçovën, ata sulmuen Zajazin, të cilin e shkatrruen dhe kah fundi i nandorit 1944 e pushtuen edhe Kërçovën, tregonte Mefail Zajazi kur e mori Hamz Rexhepi nga Negotina dhe shkuan në Lumë dhe, ku qendruen gjatë dimnit dhe pranverës 1944-1955  dhe pastaj në në verë në malet e Kalishtit
Mbas kësaj kohe, nji brigadë partizanësh shqiptarë, mbasi shkatrroi forcat e Halil Alisë në Dibër, udhëtoi nëpër Pollog, ngjarje që bani ta diskurajojë Qendresën e matejëshme shqiptare kundër serbo-maqedone.
 Neshat Bilali, veteran i luftës
Gusht, 2012, SHBA

FUSHATA E LLAZAROPOLIT

Pas kapitullimit të pushtuesit italian më shtator 1943, shovenistët serbo-maqedonë filluan të dalin në shesh, duke u paraqitur si kërcënues në shumë vise të Pollogut shqiptar. Njëri ndër këta ishte edhe fshati i Llazaropolit. Prandaj ishte paraparë që këto çerdhe shoveniste të shkatrroheshin si votra të rrezikëshme për levërditë kombëtare.
Në një fshat maqedon. që quhej Llazaropol, flitej që kishte një aktivitet komunist, i culi shihej si i rrezikshëm. Prandaj ajo çerdhe sshoveniste kundërshqiptare duhej të shkatrrohej. Pa humbë kohë, Hamz Rexhepi filloi të përgaditet për një fushatë të tillë. Ai me çetën e tij dhe nji numër vullnetarësh pollogas, ku merr pjesë edhe vëllau i tij, Dostan Rexhepi, me ndonjë luftëtar nga Luma, Bajram Dobërdolli me vëllaun e tij dhe një numër luftëtarësh pollogas, mendonin të niseshin për në Llazaropol, kur Mefail Zajazi kishte vendosë të ndërmerrte disa operacione në disa katunde maqedonase rreth Kërçovës. (Shih. Çlirimi i Kërçovës...). Prandaj ai kërkon ndihmën e Xhemë Simnicës dhe të Hamz Rexhepit.
Kësaj sikur i thonë një rrugë dhe dy punë. Prandaj u nisëm për në Llazaropol më tetor, 1944 dhe mbasandj kishim ndërmend të shkojmë në Kërçovë. Kur mbërritëm në Mavrovë, ndeshëm në një disa njerëzish nga visi dhe nga Luma, me të cilët dallohej Bafti Reka dhe Han Kotarja. Nga dëshira për të ba kallaballëk, këta i pranoi Hamzi dhe vazhduem rrugën për në Llazaropol.
Tue udhëtue drejt Llazaropolit, diku në afërsi të fshatit, u gjuajtë njani me pushkë nga larg që ishte kaluar, që ndodhi të jetë Dostan Rexhepi, vëlla i Hamz Rexhepit, dhe kështu luftimet filluen, thonte pjesëmarrësi Hatip Xhemaili nga Reka (intervista, dhetor, 1976 në Amerikë). Menjiherë u shpërndamë dhe sulmuem, konfirmon edhe pjesëmarrësi Neshat Bilali. Mbas luftimesh për një kohë, shkijet partizanë u yhdukën dhe ne hymë në Llazaropol, ku qendruem nji natë, thotë Neshat Bilali, bir i Hamz Rexhepit. Por gjatë natës disa njerëz, sidomos ata që kishin ardhë për plaçkë, i kishin hy Llazaropolit prapë e mbarë... Të nesërmen në mëngjes, Hamzi u lajmërue për këtë gjendje të mbrapshtë atje ku ne me disa rrishim në një livadh, i cili u thotë atyre që të ndahen prej nesh dhe të shkojnë nga të duen, të cilët bënë ashtu, tue shkue me Hatip Rekën për në fshatrat e Rekës, kurse ne u nisëm për në Kërçovë për t’i shkue në ndihëm Mefail Zajazit në fushatën kundër serbo-maqedone që kishte ndërmarrë (Shih “Çlirimi i Kërçovës...”).
Për këtë fushatë, pos dëshmive të dy të përmendurve ma nalt, ka një dëshmi të shkrueme nga pjeslmarrësi Adem Gjana, normalist i Elbasanit dhe pjesëtar i çetës së Hamz Rexhepit. Ai, ndër të tjera, thotë për fushatën e Llazaropolit: “E dyta me randësi asht Lufta e Llazaropolit ku edhe atje forcat janë kryesue prej Hamzit, në at rast pa marrë pjesë as Xhema, as Mefaili dhe lufta pat sukses, dmth. komunistat u hkatrruen e prej nesh pa u damtue kërkush fare (Adem Gjana, “Letra nga Liezha”, Belgjikë, 13. V11. 1966).
Shënim: Për fushatën e Llazaropolit, me sa dihet, nuk është shkruar. Kjo përmendet vetëm në faqen 117 të librit “Xhemë Gostivari, monografi” të dy studjueve kosovarë Ali Llunji dhe Ilaz Metaj, botuar më 2001 në Tiranë. Duke mos u dhënë anjë specifikë dhe duke u dhënë data e ndodhjes së saj gabimisht “pranverë 1943”, kur vendi ishte ende nën pushtimin fashist italian, duket se “dëshmitarët” nuk kanë ditur gjë për të ose nuk kanë shkuar më tej për shkak se atë nuk e kanë sajuar dhe ndërmarrë njerëzit që ata i kanë dashur. Prandaj kjo nuk përbën histori, se më lere  histori objektive, për të mos thënë se është marrëzi...

Neshat Bilali, veteran i luftës
Gusht 20012, ShBA.

Tuesday, May 8, 2012

Chronicle of a tragic journey

“Erdh koha me u nisë! Ata që kanë me mbetë gjallë, i këshilloj mos me e harrue Shqipninë. Kudo që t’shkojmë duhet t’punojmë për të. Do vijë dita me u kthye prap e do jemi të lirë...”. ("It's time for us to leave! Those who will survive, I advise not to forget Albania. Wherever we end-up, we should devote ourselves to it. The day to return will come and we'll be free...".)


A comment about the book, “With Muharrem Bajraktari, towards Greece…,” by Neshat H. Bilali
By Petrit Palushi

A good part of the contents of the book were published five years ago; this publication comes as a completed version, notably on the 65th anniversary of the journey. It relates to a march in 1946 (August 25-September 13), of 56 nationalist fighters, most of them from (Albanian’s) Luma area and other northern districts, toward Greece. Author’s both books, “Me Muharrem Bajraktarin, drejte Greqise…” and ”Shenime per historine: 1945-1955”, are a homage to the sacrifice of Albanian nationalism, an anthem of praise for the nationalist resistance and its survival; as such, the books have significant historical value.

Continues on page 3

Shënime për librin “Me Muharrem Bajraktarin, drejt Greqisë…”, të Neshat H. Bilalit
PETRIT PALUSHI

Pjesa më e madhe e shënimeve të librit “Me Muharrem Bajraktarin, drejt Greqisë…”, të Neshat H. Bilalit, u botuan pesë vjet më parë; botimi i librit vjen si variant i plotësuar, pikërisht në 65-vjetorin e atij udhëtimi. Është fjala për udhëtimin në vitin 1946 (25 gusht-13 shtator), të 56 nacionalistëve, kryesisht nga Luma dhe vise të tjera të Veriut, drejt Greqisë. Kësisoj, shënimet në librin “Me Muharrem Bajraktarin, drejt Greqisë…”, të Neshat H. Bilalit dhe në librin tjetër të këtij autori “Shënime për historinë: 1942-1955″, janë një homazh për sakrificën e nacionalizmit shqiptar, janë një këngë krenarie për qëndresën dhe mbijetesën e tij; si të tilla, ato vijnë si një vlerë historike.
1. Neshat H. Bilali, autori i shënimeve që botohen në librin “Me Muharrem Bajraktarin, drejt Greqisë…”, shfaqet si një kronikan, si një rrëfimtar i çuditshëm dhe si një dëshmisjellës krejt i veçantë për një udhëtim të pazakontë që u krye rreth 65 vjet më parë.
Përmes një kujtese të freskët, thuajse të tejkthjellët, ai sjell dëshmi të forta si për të rindërtuar odisejadën e një udhëtimi tragjik, ku qe shuar krejt kufiri ndërmjet jetës dhe vdekjes.
N’atë udhëtim, nëse një ditë a një natë i ruante ende të gjallë udhëtuesit, ditët e netët që vinin përmbas shtonin ankthin dhe mund t’i tërhiqnin lehtas në krahët e vdekjes. Me plot të drejtë studiuesi Peter R. Prifti (SHBA), ka shënuar se, “Përshkrimi për arratisjen e grupit të Bajraktarit nga Shqipëria në Greqi, ka karakterin e një drame të rrojtur, me ngjarje heroike, por edhe tragjike”.
Ç’ishin ata njerëz (personazhe realë në shënimet e Neshat H. Bilalit), që lanë vendlindjen, të afërmit e tyre dhe u nisën në shtegtimin e tyre të gjatë nëpër botë? Në një emigrim të zakonshëm apo në diçka krejt të tjetërsojtë? Atëherë, këta njerëz qenë të tepërt në vendin e tyre sa të merrnin një udhëtim të tillë tragjik?
Këtyre pyetjeve dhe të tjerave të pashpallura më sipër sikur kërkon t’u japë përgjigje Neshat H. Bilali në librin e vet.
Po të shihen me vëmendje ngjarjet që rrodhën mbas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kur, në pjesën më të madhe të vendeve t’Europës, pati nisur me entuziazëm shërimi i plagëve, në Shqipëri, mund të thuhet se fati i nacionalistëve në një farë forme sikur qe paracaktuar. Ndërkaq, egërsia e pushtetit të ri komunist nisi të shfaqej në formën më të dukshme ndaj atyre elementëve që s’pajtoheshin apo e kundërshtonin atë regjim. Pushteti i ri kërkonte të shuhej edhe forma më e lehtë e reagimit ndaj tij dhe të realizohej kryekreje ambicia mëse sunduese. Afërmendsh, përndjekja ndaj Muharrem Bajraktarit (një prej reaguesve të njohur ndaj obskurantizmit apo feudalisë komuniste), është forma më e tejskajshme e një pushteti që kërkonte të ndërtonte një Shqipëri pa ata njerëz që nuk nënshtroheshin dhe s’u bindeshin ligjeve moderne në dukje, por thellë-thellë ato ligje ruanin brenda për brenda primitivizmin.
Mu atëherë kur përndjekjet ndaj forcave nacionaliste u shumuan, nën drejtimin e Muharrem Bajraktarit, një shpurë prej 56 vetësh mori udhëtimin e vështirë drejt Greqisë, të sistemoheshin për do kohë aty dhe në rastet më të mundshme të shpërndaheshin në vende të ndryshme t’Europës, madje dhe deri n’Amerikë. Me një shpresë se edhe ata do të kontribuonin sadopak që Shqipëria dhe Kosova të futeshin në rrjedhën qytetëruese. Me një shpresë se do të ktheheshin në një kohë më t’afërt, në një Shqipëri dhe një Kosovë normale, ku liria të mos qe tashmë një iluzion, por një forcë vepruese. Krejt natyrshëm, shpresa sikur ua lehtonte udhëtimin, ua pakësonte vuajtjet, ua rigjallëronte forcat. Fjalët e kreut të udhëtimit, të njohurit Muharrem Bajraktari, që vijnë përmes dëshmisë së Neshat H. Bilalit, janë gjithsesi shfaqja më e dukshme e një parandjenje se udha e tyre do t’ish e vështirë, por janë dhe fjalët e një shpresëdhënësi të madh, të një rigjallëruesi të forcave të atyre njerëzve, të cilët, megjithëse po zhyteshin në humnerën e një udhëtimi, sikur shihnin dritë, sikur shihnin shpresë.
“Erdh koha me u nisë! Ata që kanë me mbetë gjallë, i këshilloj mos me e harrue Shqipninë. Kudo që t’shkojmë duhet t’punojmë për të. Do vijë dita me u kthye prap e do jemi të lirë. Na qoftë udha e mbarë!”.
Por fati veproi tragjikisht me një pjesë prej tyre. Do kohë më pas largimit, thuajse pa kaluar as gjysmë ore, një shi i rrebeshtë sikur qe e parathëna e një tragjedie t’atij udhëtimi. Të tjerët që mundën ta kapërcenin ferrin, ngadalë-ngadalë u shpërndanë nëpër botë ku gjetën strehë dhe u bënë pjesë integruese e atij qytetërimi. Ndërkohë, Shqipëria dhe Kosova do të vazhdonin të vuanin mungesën e gjatë të lirisë: Shqipëria qe zhytur në diktaturën komuniste, ndërsa Kosova qe nën sundimin ushtarak serb, ku do të shqitej prej tij vetëm në qershor të 1999-s.
2. N’ato kushte të udhëtimit tragjik, qe afërmendsh se asnjë prej pjesëmarrësve nuk mund të mbante shënime. Por qe një kohë e asillojtë, sikur qe shuar edhe ëndërrimi i atyre njerëzve, të cilët n’ato ditë e net kërkonin vetëm të mbeteshin gjallë. Mu atëherë, pra vdekja trokiste në qiell të haptë dhe sikur kërkonte të merrte ata shtegtarë të jetë-vdekjes, t’i bënte banorë të përhershëm të saj, ashtu siç mori, ndërmjet njëzetenjë të tjerëve edhe tre vëllezërit nga Podrimja: Asllan, Latif dhe Zyber Radosta.
Prandaj shënimet për atë odisejadë heroiko-tragjike janë hedhur më vonë prej Neshat H. Bilalit (Disa shënime të shkurtra janë botuar nga Miftar Spahija, Tafë Pervizi, Adem Gjurra).
Dëshmia më e plotë për atë udhëtim pa dyshim që vjen nga autori i këtij libri.
Autori i librit “Me Muharrem Bajraktarin, drejt Greqisë… “, dëshmon se vetëm kur mbërrinë në Greqi nisën të bënin bilancin e atij udhëtimi. N’atë bilanc të parë rezultonin 22 të vrarë. Patën një farë shprese se ndoshta ndonjëri edhe mund t’ish strehuar dikund dhe ndonjë ditë mund të shfaqej para syve të tyre, por ajo shpresë e tyre u rrëzua shpejt. Në listën e të vrarëve fillimisht patën rendit edhe Bajramin, të vëllanë e M. Bajraktarit. Më vonë do të mësonin se qe plagosur n’atë udhëtim dhe forcat policore e kishin dërguar për shërim në një spital të Shkupit. Fati i mëpastajmë i Bajram Bajraktarit tashmë dihet (e sjellin në Shqipëri dhe në vitin 1949 e pushkatojnë në Zallin e Kirit, Shkodër).
Pra, n’atë udhëkalim, mbetën përfundimisht 21 të vrarë. Vendndodhja e varreve të tyre s’u mësua kurrë ndonjëherë, siç s’u mësua as për varrin e Bajram Bajraktarit.
Neshat H. Bilali dëshmon natyrshëm, rrëfen një histori tronditëse mbi fatin e 56 shtegtarëve në emër të jetës, në emër të lirisë. Rrëfimi është i qetë, shpeshherë solemn. Neshat H. Bilali sikur kërkon të ngulmojë që një ngjarje e tillë të mos anashkalohet, por të regjistrohet në histori. Një ngjarje e tillë ka të bëjë me qëndresën e nacionalizmit, për fate njerëzore, tek e mbramja, me një dëshmi të pakontestueshme për historinë tonë.
3. Shënimet që botohen në librin e Neshat H. Bilalit, kanë një vlerë të disafishtë.
Së pari, janë dëshmi historike për një kohë të trazuar. Ato ndriçojnë përmasat e rezistencës së atyre njerëzve, të cilët u përpoqën të shpërfillnin izolimin, përndjekjet dhe të bënin ç’ish e mundshme që vendi të mos përfshihej nën shkretimin komunist.
Së dyti, rigjallërojnë ndërgjegjen njerëzore për një kohë të mbi gjashtë dekadave më parë, ku mësymja-absurd e pushtetarisë komuniste ndaj forcave të nacionalizmit pati kapërcyer edhe vetë kufijtë e imagjinatës njerëzore.
Së treti, për nga mënyra e rrëfimit mund të përfshihen lehtas në rrafshin e publicistikës.
Më së fundi, është e rëndësishme të thuhet se shënimet që botohen në këtë libër janë të shkruara nga njëri prej atyre pjesëmarrësve të forcave të nacionalizmit, i cili, ato ngjarje i sheh me realizëm dhe me një ftohtësi të admirueshme, raste këto, të pakta në fushën e kujtimeve.
Libri i Neshat H. Bilalit, pra, është një shfaqje e dukshme e dëshirës dhe e përpjekjeve për t’u regjistruar të vërtetat historike vetëm si të tilla dhe kësisoj ky libër botohet absolutisht vetëm si i tillë.
Ky libër, gjithashtu, sikur kërkon të shkundë atë indiferencë të shoqërisë sonë se çfarë ka ndodh realisht n’ato vite, kur primitivizmi i një pushteti, në vetëshfaqje i ri, mbërrinte pothuajse deri në kufijtë e absurdit.

Saturday, June 18, 2011

Historiku i Pollogut, 1941-1946

Neshat H. Bilali

KOMUNISTËT PIRATË TË HISTORISË DJE, ALEATËT E TYRE PIRATË TË HISTORISË SOT!

Kush lavdëron tradhërinë, nuk meriton lirinë!
Këto kohët e fundit më ra në dorë, i paraqitur edhe përmes internetit, libri me titull “Çeta e Gostivarit”, shkruar nga Halit Elshani, botuar në Prishtinë, 2009 (Arbëria Design).
Në një pjesë të mirë të librit bëhet fjalë për historikun e Pollogut gjatë Luftës së Dytë Botërore. Meqenëse një pjesë e jetës sime gjatë dhe pas luftës është kaluar përmes përplot therorive në atë vis, libri ma tërhoqi vëmendjen dhe më erdhi mirë që ai vend i kombit nuk është harruar. Por kur pashë uniformën e zezë të protogonistit të hiperbolizuar, madje shumë herë, në një anë, atë të thinjtën të armatës gjakatare jugosllave të autorit, në anë tjetër, dhe fotografitë e Xhemë Simnicës krah për krah me oficerët e pushtuesit nazistë gjemanë, si lavdërim, disi m’u rrënqeth trupi dhe ngela me gisht në gojë! Megjithatë, vazhdova së lexuari dhe pashë më tej përkrahjen për diktaturën komuniste, që shprehej veçanërisht përmes fotografivet të Enver Hoxhës dhe shkuarjes së Xhelë Xhelilit në Shqipëri gjatë diktaturës, gjë që dihet se kush mundte të shkonte atje atëherë, u habita më tej, sidomos në kohën kur populli shqiptar, madje edhe ish përkrahësit e tij, e kanë braktisur atë me përbuzje. Por, ajo që më habiti edhe më shumë është përpjekja për të denigruar atdhetarin e njohur, Muharrem Bajraktarin, si edhe atdhetarin e vërtetë të Pollogut shqiptar – Hamz Rexhepin e Bicajve të Lumës – dëshmor i kombit shqiptar – ndoshta pse ai nuk ka qenë as fashist, as nazist, as ballist, as serbist, disi e ndjeva veten edhe më keq, jo sepse denigrohej Hamz Rexhepi, por sepse denigrohej vlera autentike, atdhetaria e kulluar shqiptare, të cilin jo vetëm e deshi populli i atij visi shqiptar, por edhe e përkrahu në kohët me të vështira.
Një libër me kësi përmbajtjtje është promovuar me bujë në Prishtinë, por jo në Gostivar!?

Disa të dhëna

Kur botova një shkrim në “Shqiptari i lirë” në ShBA. më 1964 për historikun dhe krerët kryesor të Qëndresës së Pollogut, reagim ndaj librit të federalit fashist Tahir Zajmit, me titull “Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike për mbrojtjen e Kosovës” (1964), ku data e vrasjes së Hamz Rexhepit, që kishte ndodhur në fillim të vitit 1946, i mveshej Xhemë Simnicës, që ishte likuiduar tradhëtisht nga miqtë e tij më pranverë të vitit 1945, kurse Hamzi nuk përmendej fare, ai, pasi ishte këshilluar me disa njerëz në Bruxelless, qe përgjigjur se: “Përsa i përket shkrimeve të mija mbi ngjarjet dhe luftimet qi janë zhillue në qarkun e Tetovës dhe rrethet e Gostivarit e Kërçovës njoftimet i kem marr prej vllazënvet Abdyl e Hysen Xhelili nga Gostivari (sic) (Më 7. Shtator, 1966). Pra, qysh atëherë Xhela ka pasë filluar të falsifikojë, jo duke u bërë “komandant” çetash të paqena si tani, por duke dhënë informacione falco për ngjarjet dhe Xhemë Simnicën, Mefail Zajazin, duke e injoruar Hamz Rexhepin dhe duke e falsifikuar datën e vrasjes së tij, për të vjedhur sa më shumë. Kurse Xhela më shkroi një letër prej një analfabeti, nënshkruar nga vëllau i tij Hyseni, duke më thënë se “… edhe pas vrasjes së Hamz Rexhepit Qëndresa e armatosur në Pollog ka vazhduar”, gjë që është fjala për diverzantët që vinin nga Shqipëria në Pollog me Bajram Dobërdollin (Vrasja e Adil Xhipit)! Të njëjtën gjë Xhela e ka pasë vazhduar edhe në intervistën që i ka pasë dhënë “Gazetës Shqiptare”, 24 qershor.1997, pas rënies së sllavo-komunistëve, ku e potenconte veten si dikush që kishte bërë befasi, por më me dorëza dhe më me hile se sa tani, duke mos u paraqitur si komandant çetash si tani…

Mendësia e vjedhjes së historisë, e falsifikimit dhe e shtrembërimit, pikëpamje fashiste, komuniste dhe serbiste, si dhe e injorantëve, e cila i është impunuar shqiptarit me forcë brutale për një kohë të gjatë (kujto Skenderbeun nga serbët dhe Nënë Terezën nga maqedonasit), bëhet edhe në librin e ashtuquajtur “Çeta e Gostivarit” të Halit Elshani. Autori i librit, njësoj si Tahir Zajmi, ka rënë me siguri pre e konstruksioneve patalogjike të Xhelë Xhelilit, i cili mund të ketë menduar tani se 94 ose 96 vjetët e jetës së tij, nuk janë gjallë më njerëzit e asaj kohe dhe kështu nuk mund të kundërshtohet thënia e tij sido që të jetë. Kësisoj ka pasë menduar edhe Enver Hoxha, idoli i Xhelës. Por si Xhela, bashkëfshatari im i dikurshëm, ashtu edhe Enver Hoxha, janë gabuar, sepse historia mund të ndryshohet dhe të fshihet për një kohë, por jo përgjithmonë. Prandaj çdo përpjekje për ta bërë atë, është jetëshkurtër. Por ajo ka edhe një pasojë tjetër: faqen e zezë në karakter dhe vulën e turpit në ndërgjegje. Se kjo është ashtu e tregon përvoja shqiptare, në përgjithësi, dhe, në veçanti, fakti se shkruesi i këtyre faqeve është pjesëtar i atyre ngjarjeve, ndonëse jo me pushkë, kurse z. Nashat Bilali, luftëtar i Hamz Rexhepit, i Dostan Rexhepit dhe i Muharrem Bajraktarit, si dhe z. Qemal Bilali, po ashtu pjesëmarrës në shumë ngjarje, dëshmojnë me dorë në zemër dhe me të dhëna të ngurta të veçanta për shumëçka. Po ashtu, për të vërtetën kanë dëshmuar të ndjerët Adem dhe Ramdan Gjanaj me të dhëna (të cilët Xhela i ka pasë njohur shumë mirë në Liege, për çfarë nuk ka folur gjer kur kanë vdekur; Sabri Çejku në Prizren, të cilin gjithashtu e njeh Xhela dhe Emër Kolgjini, në Suedi…

Mënyra e falsifikimit

Xhelë Xhelili e bën falsifikimin me muhanati, duke marrë diçka nga bëmat e Xhemë Simnicës, me të cilin ka qenë parë ndonjëherë, diçka nga ato të Mefail Zajazit, me të cilin gjithashtu është parë njëherë dhe më shumë me ato të Hamz Rexhepit me të cilin ose është parë ndonjëherë ose ka ndodhur në atë mes fare rastësisht, mbase me qëllim…, duke u bërë “komandant” i njerëzve të Hamzit, sepse ndonjëherë, kur binte ngusht ose sipas rastit, si në Vrasë, gjendej në çetën e Hamzit. Po Xhela për ta bërë rrenën e tij më të besueshme, nuk qendron vetëm me vjedhjen e këtyre ngjarjeve, që kanë lidhje me Pollogun, por shtrihet edhe më larg, duke i zgjatur thonjtë për të grabitur diçka edhe nga atdhetari i njohur nga Luma, Muharrem Bajraktari, madje duke u munduar të barazohet me të, ndonëse kurrë nuk e kishte parë gjatë luftës. Falsifikimet e Xhelës janë veçanërisht të thekuara, duke menduar se janë harruar punët kur ai i ka mbushur 94 ose 96 vjet. Meqenëse veprimtaria e Hamz Rexhepit është zhvilluar më së shumëti në vendet e anës së tij, ai (bashkë me te edhe autori i librit) e fillon luftën e tij të pistë donkishotiane me Hamz Rexhepin, i cili ka qenë njëri nga aleatët më të ngushtë të Muharrem Bajraktarit. Së pari, fotografinë e Hamz Rexhepit, të njohur tashmë fare mirë nga shumë studjues, dhe shumë njerëz të thjeshtë, e ndanë nga fotoja e çetës së Hamzit, siç bënin shokët e tij komunistë me bashkëluftëtarët e tyre që bëheshin tradhëtarë, e ku nuk gjindet ai (por ku janë nga e majta në të djathtë ulur:



Bajrama Dobërdolli (vëllamë i Hamz Rexhepit dhe pjesëtar i çetës së tij), Dostan Rexhepi (vëlla i Hamz Rexhepit dhe bashkëluftëtar i M. Bajraktarit), Selim Qani Agë Gostivari, kryetar i Komitetit, burrë i dalluar dhe mik i Hamz Rexhepit, Hamz Rexhepi; në këmbë: Sabri Çejku, luftëtar nga Luma i Hamz Rexhepit dhe jeton në Prizren, një luftëtar gostivaras i Hamz Rexhepit, z. Neshat Bilali, djali i Hamz Rexhepit dhe luftëtar i tij, Adem Gjana, nip dhe luftëtar i Hamz Rexhepit, një luftëtar tjetër gostivaras dhe luftëtar i Hamz Rexhepit, dalë në vjeshtë më 1943 në Gostivar), e keqpërdor atë për ta shëmtuar dhe e boton, duke e quajtur Hamzin, dëshmorin e kombit shqiptar, “Luftëtar i çetës së Xhelë Kalishtit”, i çetës që kurrë nuk ka ekzistuar. Pastaj, një numër të veprimtarive të Hamz Rexhepit i interpreton sikur ai ka qenë jo vetëm pjesëtar, por edhe strumbullar i kryesor i ngjarjeve, por harron se ata njerëzit që i përmendë Xhela si pjesëtar të çetës së tij të trilluar, kanë qenë pjesëtarë kryesorë të çetës trime të Hamz e Dostan Rexhepit vite me radhë – pra, bashkëluftëtarë të dëshmorëve të kombit shqiptar (Shih dokumentin: Dekoruar, me medaljen martir i demokracisë, me motivacion:”Veprimtar i dalluar në luftë për liri, tërësi tokësore dhe demokraci, kundërshtar i ideologjisë komuniste deri në flijim, Tiranë, më 26. 9. 1994, Dekreti N0. 924). Se sajimet halucinacioniste të Xhelës jo vetëm nuk qëndrojnë, por nuk kanë asgjë të përafërt me të vërtetën historike të kohës, do të shihet edhe më qartë më poshtë:

Dalloja të përgjithshme

Andaj nga fundi i vitit 1944 dhe gjer në fillimin e vitit 1946, pas pushtimit të Pollogut pas luftës së Dytë Botërore, siç u tha, Xhela ngeli në mal për shkaqet që u dhanë. “Çeta” e tij, si i vetmuar që ishte, përbëhej nga ai vetë me pulat e gjelat e tij që ndoshta edhe ata nuk i ka pasur. Në një çast në këtë kohë, më kujtohet mirë, Xhela kur rrinte i vetmuar i fshehur te pojata e Nijaziut në vjeshtën e vitit 1944, përmbi shtëpi të Rrahman Ali Qehajës, e cila ishte në krye të fshatit, ku kishte mundësi për të ikur shpejt në mal nëse paraqitej nevoja. Megjithatë, ai gjendej ndonjëherë me çetën e Hamz Rexhepit, ndoshta me qëllime të caktuara!? Një herë të dy kanë pasë shkuar në Lumë – Lusën, ku qëndruan disa ditë. Koha saktësisht nuk më kujtohet, por duhet të ketë qenë fillimi i vjeshtës së vitit 1945.

Duke u nisur nga motoja në liber “Nuk guxojmë të thuhet diçka jo e vërtetë, për çfarë nuk guxon të heshtet (sic)”, thënë mbase për të fshehur të vërtetën, më poshtë po i shqyrtojmë disa pohime ku Xhela mëton se ka qenë jo veç veprimtar i rëndësishëm, por edhe prijës i atyre ndërmarrjeve, d.m.th. i çestës që nuk ishte e tija, guxon të thotë pothuajse, si autori me zmadhime, shtrembërime dhe falsifikime, shumë e shumë gjëra të pavërteta, kurse Hamz Rexhepi, që ishte jo veç krijuesi i çetës trime, por edhe prijësi i saj nëpër lufta të përgjakshme për shumë vite injorohet, lihet në hije, përvetësohet, shtrembërohet, denigrohet…

Ardhja e Hamz Rexhepit në Pollog

Pra, duke i treguar këto si gjysmë të vërteta për t’i hedhur hije Hamz Rexhepit, ai do të përdorë edhe gjysmë të vërteta të tjera për ta bërë rrenën e tij më tërheqëse. Ai thotë: “U bante roje shkijeve të Pozharanit dhe hante e pinte te ata”. E vërteta është krejt ndryshe.

Pas arratisjes kundër pushtuesit italian (prill 1941) dhe pas sjelljes nëpër Lumë për një kohë si pjesë e Qëndresës kundër pushtuesit italian, Hamz Rexhepi shkoi në Kalisht të Gostivarit te dhëndri i tij, Rrahman Ali Qehaja në prill dhe atja “Po këtë vit është sajuar dhe çeta e Hamz Rexhepit në Gativar” (Isa Halilaj, “Halilagajt e Lumës”, Tiranë, 2005). Në këtë kohë, në Pollog mbretëronte tollovi dhe qeni të zotin nuk e njihte. Disa njerëz e shihnin atë vend si çiflik për t’u pasuruar në çdo rrugë. Prandaj, sipas kërkesës së Rrahman Alisë, Hamzi u vu në mbrojtje të njerëzve, sidomos ndaj hajdutëve. Duke parë angazhimin dhe qëndrimin e tij te drejte, njerëzit filluan të kërkojnë mbrojtjen e tij. Ndër këta ishin edhe shkijet dhe shqiptarët e Pozharanit. Ai u pajtua me kërkesat e tyre dhe vendosi aty si roje Xhemë Tahirin e Osmanaj. Meqë Hamzi u tregua i aftë për t’iu kundërvënë keqbërësve, mbrojtjen e tij do ta kërkojë edhe Gallata, ku vendosi Hakik Hamzin me djalin e tij, Dautin. Po kështu u bë edhe me Zubofcën, ku vendosi Adem Gjanën dhe Mal Mirtën. Kjo do të vazhdojë edhe me fshatin e Jollovcës. Por mbrojtja që u jepte Hamz Rexhepi fshatrave sllave nga hajdutët dhe keqbërësit e tipit të Sherif Zhelinës dhe të atyre që vinin nga Luma, Dibra dhe Mirdita, nuk ishte vetëm për këtë pjesë të popullsisë. Ajo shtrihej edhe në shumë fshatra të tjera, prej Gostivari dhe gjer në Gradec ose Pirok. Mjafton, në rend të parë, të përmendet shpëtimi i djalit të gradecasit Qemalit të marrë peng nga disa hajdutë lumjanë, për lirimin e të cilit kërkonin shuma të mëdha parash, të cilin e liroi pa to dhe ky veprim i njerëzishëm përfundoi në lidhje miqësore të atij djali me vajzën Emërlie të Rrahman Ali Qehajës, gjë që bëri bujë. Po ashtu këtë gjendje e ilustron fakti kur Hamz Rexhepi me çetën e tij nuk lejoi me forcën e dyfekut që të plaçkitej Vrapçishti nga 200 hajdutë të prirë nga Selim Lazi, gjë që populli e duartrokiti me përzemërsi. E këtillë është edhe zënia e hajdutëve me plaçkë e bagëti të vjedhura. Por, më i zëshëm ka qenë kthimi i dhenëve të vjedhura të Rahman Qehajës nga Kalishti në verën e vjetit 1942…Janë të panumërta kërkesat që vinin natën dhe kërkonin ndihmën e Hamz Rexhepit. Populli filloi edhe të këndojë për trimin Hamz Rexhepin…

Hamz Rexhepi, pra, nuk hante bukën e shkijeve, por atë të djersës dhe mundit të madh të tij të fituar edhe me grykë të pushkës dhe me flakë të barotit dhe me një ndjenjë të thellë njerzishmërie në pajtim fund e krye me shpirtin e madh të shqiptarit tradicional, nën çetën e të cilit gjendej ndonjëherë djaloshi Xhela dhe jo vetëm e ndjente veten mirë, por mundi t,i shpëtojë terrotit të egër serbo-maqedon atëherë kur trimat si Xhemë Simnica me Mefail Zajazin dhe burra të tjerë nuk mundën. Këto, pra, ishin disa nga veprimet e Hamz Rexhepit. Për këtë populli i Pollogut bashkë me krerët e tij të mëdhenjë, e deshi, e nderoi dhe e ruajti. Prandaj nuk kishte nevojë që të pranohej nga djaloshi Xhela, po Hamz Rexhepi, në të vërtetë, e pranoi atë për hatër të Rrahman Qehajës, që e paraqiti në çetën e tij për të jetuar kaq shumë dhe për ta shtrembëruar historinë e Pollogut, të popullit shqiptar, duke u bërë njëherë enverist, një herë titist dhe një herë ballist…, por shumë pak Pollogas…

Prejardhja e Hamz Rexhepit

Po kjo nuk ishte ndonjë gjë që kishte rënë nga qielli për Hamz Rexhepin, po ishte pasojë e përvojës së familjes së tij dhe vetë atij. Ai ishte me origjinë nga një familje në zë të Bicajve të Lumës, të cilët kanë pasë marrëdhënie të vjetra me Tetovën. Mjafton të përmenden Polloshët e Tetovës (Isa Halilaj, “Halilagajt e Lumës”, Tiranë, 2005 ) me zanafillë nga Bicajt e fisit Halilaj dhe vëllaut të Bilal Agës, Zenelit dhe vetë Bilal Agës, të fisit të Bilalëve. Katërgjyshi i Hamz Rexhepit, Bilal Aga, ishte mbase paria më i madh i Lumës, që e kishte fituar titullin Agë me grykë të pushkës. Stërgjyshi i Hamzit, Ismail Aga, ishte njeri i dalluar dhe kishte luftuar me bicjanë të tjerë kundër Serbisë në Prokuple në korrik, 1877 (Qamil Xhe Hoxha, “Jeta dhe vepra ime”, Tiranë, 2008). Ai ishte dalluar po ashtu si përkrahës i zellshëm edhe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shtëpinë e të cilit kishte bujtur atdhetari i madh, Abdyl Frashëri, i cili pastaj ishte përcjellë deri në Prizren nga ai. Kjo ngjarje ka lënë shumë kujtime në fshat. Këtë traditë e kishte vazhduar edhe biri i tij Hamz Aga, që ishte një pari i dalluar, sipas M. Bajraktarit. Babai i Hamz Rexhepit, Rexhep Aga, i cili kishte shërbyer në dhomën e pritjes ku kishte bujtur Abdyl Frashëri, gjë për të cilën fliste shpesh, kishte shkuar gjer në Shkup pas pavarësisë së Shqipërisë më 1912 me bicjanë e me lumjanë të tjerë me numër të përbërë nga 100 trima për të mbrojtur flamurin kombëtar (Qamil Hoxha , “Jeta dhe vepra ime”, Tiranë, 2008), kishte qenë aktiv në luftën e Lumës kundër serbëve në nëntor më 1912… Vëllau i Hamzit, Dostani, më 1924 ishte në anë të A. Zogut me Muharrem Bajraktarin bashkë me vëllaun më të vogël Muharremin. Kurse më 7 prillin e zi, Dostan Rexhepi do të jetë ndër të parët që u rebelua kundër pushtuesit fashist në Lumë dhe do të aratiset kundër tij. Këtë do të bëjë edhe në prill 1941 kur me Muharrem Bajraktarin sajuan Qëndresën kundërfashiste, për çfarë do t’i digjej shtëpia, do t’i rrëmbehej pasuria dhe do t’i internohej një pjesë e familjes në Tiranë në prill 1942, kurse tjetra ishte aratisur me disa në male dhe disa në Kosovë. Si veprimtar militant, kështu do të veprojë edhe Hamz Rexhepi, i cili, me burra të tjerë lumjanë do të niset për në Kukës për të shkuar në front (“Qamil Hoxha, “Jeta dhe vepra ime”, Tiranë, 2008)….

Pollogasit, pra, dinin, që nga koha e pushtuesit turk për Bicajt dhe dy dyert e mëdha të tij. Për këtë do t’i afroheshin Hamzit, duke përfshirë edhe Xhemë Simnicën, i cili ka pasë qëndruar për një kohë në Bicaj te Tahir Sula si rrogtar pas ikjes nga vrasja e policit serb…

Pra, Hamz Rexhepi jo vetëm ishte prej një dere atdhetare të përmendur të Lumës, por edhe vetë e kishte treguar veten, jo duke u bërë spiun e agjent i të huajve, por me mund e djersë, madje me grykë të pushkës. Në këtë kohë ai ishte 43 vjetësh, pra burrë i pjekur dhe djalin më të madh z. Neshatin e kishte 17 vjetësh. Por Hamzi ishte edhe i paisur me edukatë fetare, siç tha hoxha i fshatit, nëntëdhjetë e sa vjeçari i ndeuari, z. Nuhi Hoxha. Ai e mbante një Musaf gjithënjë me vete dhe shënimet i mbante në arabishte. Njohja e tij në këtë fushë dukej nga debatet që bënte me fetarë të tjerë…


Incidenti i Pozharanit.

Pas kthimit të Hamz Rexhepit me Mefail Zajazin dhe djalin e tij, Xhemën, nga Çaja e Lumës, në fillim të verës të vitit 1945, ku kishin kaluar dimrin dhe pranverën, ata erdhën në Pozharan, për të vizituar babain Rexhep dhe familjen e Hamzit. Me ta ishte edhe vëllau i Hamz Rexhepit, Dostan Rexhepi, bashkëluftëtar i Muharrem Bajraktarit, Elmaz Çejku, Ramadan Bresa dhe Liman Peposhi (të tre luftëtarë të çetës së Hamz Rexhepit dhe dy djemt e Hamz Rexhepit – zz. Neshat dhe Qemal, që jetojnë në Amerikë. Si këta dy, ashtu edhe autori i këtij shkrimi, janë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Meqë shtëpinë e ruanin partizanët serbo-maqedonë, që e mbanin familjen në burg shtëpiak, u bë një përleshje para saj. Roja ua drejtoi pushkën në gatishmëri për ta shkrehur. Por Dostani iu afrua, e rroki për grykë të pushkës rojen dhe Elmazi me Ramadanin e Limanin i hoqën një dajak atij. Për këtë, pa qëndruar gjatë, ata u larguan shpejt në drejtim të Gurit të Sokolecit të Kalishtit dhe, sipas z. Qemal, ata bënë ditë te Guri i Lopëve, në anë të Kalishtit, por afër Vrasës. Për këto hollësi nuk di gjë Xhela, sepse nuk ka qenë aty, sepse nuk ishte pjesë e çetës, pos rastësisë, kurse për huti përmend vizitat e familjeve!.




Pas ngjarjes së papritur të Pozharanit, Hamz Rexhepi me disa luftëtarë të çetës së tij dhe Mefaili me djalin e tij, Xhemën, për një kohë u sollën andaj dhe këndej në bjeshkët e malet e Kalishtit. Në këto kushte, duke e ndier gjendjen e vështirë të jetesës për të gjithë, e sidomos Mefaili, që ishte jashtë vendit të tij, vendos të kthehej në vendlindjen e tij, (mes i verës 1945) në Zajaz. Prandaj, Hamzi e shoqëron atë me disa luftëtarë trima të çetës së tij (faqe 130), të cilët ishin: Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, Avdi Rakipi, Liman Peposhi dhe Xhelë Xhelili, i cili ndodhi rastësisht, e për të mendohej se e dinte vendin më mirë, meqë ishte i asaj ane. Këta i porosit Hamzi që te stanet e Jollovcës të takohen me Mal Mirtën e Gostivarit dhe t’i kërkojnë atij një sasi duhani. Ata e bëjnë këtë dhe e vazhdojnë rrugën duke e përcjellë Mefail Zajazin gjer në një vend të anës së tij, ku e ndjen veten të sigurt. Pastaj përcjellësit kthyen te vendi për të marrë duhanin e porositur. Duke iu afruar vendit të caktuar, nuk do mend se me kujdes të veçantë, u ndie një batare pushkësh, thotë z. Neshat, dhe, duke u tërhequr, plagoset ludtëtari Avdi Rakipi. Edhe kjo u zhvillua këtu kur Xhela ndodhi rastësisht në çetën e Hamz Rexhepit. Disa të shtëna pushkësh ose një batare sosh, nuk mund të quhen betejë, siç e quan autori i librit me gojën e Xhelës, që përpiqet ta vjedhë historinë e bashkatdhetarëve të vet. 

Prandaj, kur thotë se ”E mora Mefailin me gjithë djalë dhe Elmaz Tosunin, Ramadan Tasimin dhe Sulë Asllanin këta shokët të tjerë” (faqe 144), kur dihet se këta të tre kanë qenë pjesëtarë trima të çetës së Hamz Rexhepit, (Elmaz Çejku, Ramadan Tasimi, luftëtar dhe dhëndër i Hamz Rexhepit, Sulë Asllani, dhe Liman Peposhi), është e qartë se Xhela, jo veç e përvetëson ngjarjen, por edhe njerëzit e çetës së Hamz Rexhepit. Xhelën ne e njohim mirë dhe kjo nuk na befason. Por na vjen shumë habi, madje ngelim me gisht në gojë kur shohim që autori i librit, z. Halit Xhemë Elshani, ndonëse e ka lexuar shkrimin e E. Bilalit, të botuar në gazetën “Fakt” (14 shkurt, 2006 në vazhdime), madje mbase edhe librin e tij “Shkrime historike: Kosovë – Tetovë, Gostivar, Kërçovë”, Tiranë, 2001, e ndjen veten kryelartë duke trumpetuar llafet e një analfabeti plak 94 ose 96 vjeçar dhe…Ky ka qenë rast i mirë për Xhelën për t’u njohur me Mefail Zajazin.

Vazhdon ne faqen 2: Fushatat kryesore luftarake të Hamz Rexhepit